E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa e Victor Hugo-së!

Jemi mësuar ta quajmë babai i romantizmit, autori i papërsëritshëm i rreshtave tek “Të mjerët”, klasiku modern i “Notre-Dame de Paris”, poeti i vargjeve të lira “enjambement”e dramaturgu përzies stilesh provokuese, por rrallë e kujtojmë për mendimin e opinionin e tij politik që më mirë se kushdo evokon të sotmen. “Preokupimet tona kundër luftës kanë çuar në revolucion… shohim luftëra të paqena me revolucionin në derë… Një njeri i vrarë nga një tjetër tremb mendimin, një njeri i vrarë nga të gjithë njerëzit tmerron”, - është Victor Hugo që shkruan një shekull e gjysmë më parë dhe opinioni i tij nuk ndryshon shumë nga ajo çka ofron analiza mediatike aktuale.

Në lagjen Marais të Parisit në sheshin elegant Place de Vosges, të zbukuruar nga një arkitekturë e ‘800-s gjendet shtëpia-muze e shkrimtarit Victor Hugo. Është një ndalesë e detyrueshme në këtë qytet ashtu siç është Harku i Triumfit, Katedralja, Kulla Eiffel, Monmatre etj. Të hysh brenda saj është sikur realizon dëshirën për të udhëtuar me makinën e kohës e që të ndal në mesin e ‘800-s rrethuar nga një qetësi pothuajse fetare. Shkallët e ngushta prej druri lidhin katet e saj e dhomë pas dhome, pikturë pas pikture, mes orendish e zbukurimesh të zgjedhura nga ai vetë, njihesh me jetën e këtij shkrimtari të madh.

Mobiliet e shumta, krevati ku flinte, tavolina ku shkruante nuk janë origjinale veç kësaj banese, por një përmbledhje e të gjitha vendeve ku ai është ndalur e ka jetuar për vite e që dhurojnë imagjinatën e një epoke që nuk ekziston më.

Është një javë e rëndësishme për këtë ndërtesë, pasi pronari historik i shtëpisë feston më 26 shkurt përvjetorin e tij të lindjes. Victor Hugo lindi më 26 shkurt të 1802 në Besançon e vetëm 17 vjeç krijon me të vëllanë gazetën “Konservatori letrar” e i përkushtohet tërësisht pasionit të tij më të madh letërsisë.

Jemi mësuar ta quajmë babai i romantizmit, autori i papërsëritshëm i rreshtave tek “Të mjerët”, klasiku modern i “Notre-Dame de Paris”, poeti i vargjeve të lira “enjambement”e dramaturgu përzies stilesh provokuese, por rrallë e kujtojmë për mendimin e opinionin e tij politik që më mirë se kushdo evokon të sotmen.

“Preokupimet tona kundër luftës kanë çuar në revolucion… shohim luftëra të paqena me revolucionin në derë… Një njeri i vrarë nga një tjetër tremb mendimin, një njeri i vrarë nga të gjithë njerëzit tmerron”, - është Victor Hugo që shkruan një shekull e gjysmë më parë dhe opinioni i tij nuk ndryshon shumë nga ajo çka ofron analiza mediatike aktuale. Politika evropiane, lufta, dënimi me vdekje, revolucioni janë çështje që shqetësojnë sot situatën politiko-sociale të botës e që shqetësonin jo pak mendimin e shkrimtarit të madh. Hugo qe kundër dënimit me vdekje, kundër luftës e tek progresi, shkenca, arti shihte bazën e paqes në botë. Hugo qe pro njeriut, kundër çdo lloj racizmi social e politik, qe pro njeriut pa epitete kombësish, ku ai është veç një qenie njerëzore e gjithëpushtetshme e jo një anglez, francez o gjerman, ku shtetet janë atdheu e humanizmi është familja. Mendimi i tij politik është një manifest i të gjitha epokave për jetën, e drejta e paprekshme dhe e kushtëzueshme nga askush. Politika e tij është e thjeshtë direkte, pa flamuj e portrete veç me një ngjyrë atë të jetës.

Para se të konkretizohet si një projekt i vërtetë politik, ideja e një Evrope të bashkuar ka qenë ëndrra e mjaft filozofëve e dijetarëve të së shkuarës. Një prej tyre ishte dhe shkrimtari francez Victor Hugo. Në kongresin Ndërkombëtar të Paqes më vitin 1849, në Paris, në praninë e udhëheqësve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm evropian të epokës, Hugo mbajti fjalimin e mëposhtëm, ku me ton profetik paralajmëroj lindjen e një Evrope të bashkuar ose, siç i quan ai, “Shtetet e Bashkuara të Evropës”.

***

Fjalimi në Kongresin e Parisit, 1949

“Zotërinj, shumë nga ju vijnë nga anët më të largëta të globit e me zemrën mbushur me një mendim fetar e të shenjtë. Midis jush ka publicistë, filozofë, ministra të kultit të krishterë, shkrimtarë të njohur. Dëshironi të shënoni në Paris deklaratat e kësaj mbledhjeje të shpirtrave të mëdhenj e të bindur se nuk duan vetëm të mirën e një populli, por duan të mirën e të gjithë popujve. Keni ardhur këtu për t’i shtuar një parim superior parimeve që udhëheqin sot burrat e shtetit, qeveritarë e ligjvënës. Zotërinj, ky mendim fetar ose më mirë, Paqja Universale, të gjitha shtetet midis tyre kushtëzuar nga një lidhje e përbashkët, me Ungjillin si ligj suprem, me meditimin që zëvendëson luftën; a është praktikisht i mundur një mendim i tillë fetar? A është e realizueshme një ide e tillë e shenjtë? Shumë përgjigjen: “Jo”. Pa hezituar unë përgjigjem: “Po!”

Kur pohoni këto të vërteta të larta, është mjaft e lehtë që ky t’u mohohet; është mjaft e lehtë që besimi juaj të shihet me mosbesim; në momentin e përpjekjeve tona është mjaft e lehtë që ideja e paqes universale të habisë e të skandalizojë si diçka e pamundur e ideale; është mjaft e lehtë që të thërritet utopi. Për sa më përket, si një punëtor i thjeshtë i kësaj vepre të madhe të shek XIX, pranoj këtë rezistencë shpirtrash pa u befasuar e pa u dekurajuar.

E atëherë le të themi sot se unë jam me ju të gjithë e ne këtu le t’i themi Francës, Anglisë, Prusisë, Austrisë, Spanjës, Italisë, Rusisë: do të vijë një ditë ku armët do t’ju bien nga duart dhe juve; do të vijë një ditë e lufta do t’ju duket kaq absurde, kaq e pamundur nga Parisi në Londër, nga San Petërburgu në Berlin, nga Vjena në Torino, sa nuk është sot midis Rouen e Amiens, Boston e Filadelfia. Do të vijë një ditë që ju Franca, Rusia, Italia, Anglia, Gjermania - të gjitha shtetet e kontinentit pa humbur tiparet tuaja më të mira e lavdinë individuale, do të bashkoheni ngushtë rreth një bashkësie superiore, do të formoni në mënyrë absolute vëllazërinë evropiane si Normandia, Bretanja, Borgonja, Lorena e Alsazia - të gjitha provincat tona u bashkuan me Francë. Do të vijë një ditë ku nuk do të ketë fusha beteje, por veç tregje të hapura për tregtarët e shpirtra që u hapen ideve. Do të vijë një ditë që plumbat e bombat do të zëvendësohen nga votat, nga e drejta universale e zgjedhjes, nga arbitrazhi i nderuar i një senati të madh sovran që do të jetë për Evropën ajo ç’ka parlamenti është për Anglinë, ajo ç’ka Dieta është për Gjermaninë (një e drejtë antike gjermane), ajo ç’ka asambleja legjislative është për Francën. Do të vijë dita kur njeriu do të shoh këto dy bashkësi madhështore SHBA e Evropën, tok së bashku, njëra përballë tjetrës me duar të bashkuara mbi oqean, duke shkëmbyer mallra, prodhime, artistë, shkencëtarë, që çajnë botën, kolonizojnë shkretëtira, perfeksionojnë Krijimin nën vështrimin e Krijuesit për të mirën e përbashkët; dy forcat më të mëdha vëllazëria e qënies njerëzore dhe fuqia e Zotit. Nuk do duhen 400 vite për ta parë këtë ditë pasi jetojmë në një kohë të shpejtë. Sa progres! Sa thjeshtime! Natyra dominohet gjithnjë e më shumë nga njeriu, lënda bëhet gjithnjë e më shumë skllav e inteligjencës e i shërben civilizimit. Se arsyet e luftërave shuhen me zhdukjen e shkaqeve të vuajtjeve. Se si popujt e largët afrohen! Se si distancat shkurtohen! E se afrimi është fillimi i vëllazërisë.

Zotërinj, paqja ka 32 vjet që zgjat e në 32 vjet shuma e frikshme e 128 frangash është shpenzuar për luftën gjatë paqes. Supozoni sikur popujt e Evropës në vend të mosbesimit, xhelozisë e urrejtjes, ta donin njëri-tjetrin. Supozoni sikur të quheni qenie njerëzore para se t’ju thërrasin francezë, anglezë e gjermanë, supozoni se shtetet janë atdheu e humanizmi është familja. E atëherë kjo shuma e 128 miliardëve e shpenzuar çmendurisht për mosbesimin, le të shpenzohej për besimin. Këto 128 miliardë dhënë luftës, jepjani paqes.

Kjo gjë meriton meditim. Preokupimet tona kundër luftës kanë çuar në revolucion. Është bërë gjithçka, është shpenzuar gjithçka kundër rrezikut të imagjinuar. Në këtë mënyrë është përkeqësuar mizeria që ishte rreziku real. Janë ngritur fortifikime kundër një armiku imagjinar. Vështrimi është drejtuar tek një pikë e zezë e paekzistueshme. Shohim luftëra të paqena me revolucionin në derë. Zotërinj, megjithatë mos u dëshpëroni. Tashmë objektivi i një politike të madhe e të vërtetë është ky: rinjohja e të gjitha kombësive, restaurimi i unitetit historik të popujve, bashkimi i tij me civilizimin me anë të paqes, zgjerimi i vazhdueshëm i grupit të civilizuar duke i dhënë shembull popujve ende barbar, duke u kthyer arbitër në betejë; e për ta përmbledhur, fjalën e fundit që bota antike e nxirrte nga forca, le ta marrë sot drejtësia”.

***

Dënimi me vdekje a është i nevojshëm? A është i drejtë? Dy pyetje të ngjashme në formë, por mjaft të ndryshme në përgjigje. Dy pyetje që analizohen nga Victor Hygo në romanin e tij “Dita e fundit e një të dënuari” (Le Dernier Jour d’un Condamné), shkruar më 1829, nën një emër anonim e kur kishte vetëm 27 vjeç. I zbuluar vonë nga kritika letrare, ky libër me vetëm 100 faqe krahasohet një tjetër kryevepër e penës së shkrimtarit, ashtu si “Të mjerët”. Ndërsa në Place de Grève të Parisit ekzekutoheshin persona para gijotinës, rrethuar nga njerëz që paguanin karriget për të parë se si i pritej koka një njeriu, Victor Hugo del në mbrojtje të të dënuarit. Hugo është kundër dënimit me vdekje. Jeta është një e drejtë e patjetërsueshme për shkrimtarin. Asnjë qenie njerëzore e për asnjë arsye mund të vrasë një të tillë: “Dënimin mund ta japi veç Zoti e hakmarrja është akt i njeriut”

“Dënimi me vdekje është shenjë e barbarizmit të përjetshëm”

(Dita e fundit e një të dënuari, 1829)

“Çfarë ideje kanë njerëzit ndaj vrasësve?

Si? Në xhaketë nuk mund të vrasësh s kurse në toge mundem! Ashtu si veladoni i Richelieu, toga mbulon gjithçka. Vendicta (gjesti de jure i zotërimit me anë të prekjes) publike? Oh jo ju lutem mos m’u hakmerrni. Vrasës, vrasës. Ju them. Jashtë vetëmbrojtjes, në kuptimin më të ngushtë të saj (sepse sapo agresori juaj i plagosur nga ju rrëzohet, ju duhet ta ndihmoni) vrasja është e lejuar? Çka i ndalohet individit është e lejueshme për komunitetin? Xhelati ka marrë tipologjinë e një vrasësi zyrtar, vrasësi me patentë, vrasësi me pagesë, vrasësi me pension, sa herë që na duhet e që punon në publik, vret në mes të diellit, duke pasur si armë “shpatën e drejtësisë” njohur si vrasësi i shtetit; vrasës zyrtar, vrasës që ka vendin e tij në ligj, vrasës në emër të të gjithëve! Ka prokurën time e tuajën për të vrarë. Mbyt e ther, më pas përplas dorën mbi shpatën e shoqërisë e thotë: “Unë punoj për ty, më paguaj”. Është vrasësi privilegjuar nga ligji, vrasës ku krimi është dekretuar nga ligjvënësi, i zgjedhur nga juria, i urdhëruar nga gjykatësi, i lejuar nga prifti, i mbrojtur nga ushtari, i ruajtur nga populli.

Qytetërimi pasqyron këtë: rezultat është xhelati. Ah ju urreni krimin deri sa të vrisni kriminelin, Ndërsa unë urrej vrasësin deri sa ta ndaloj të bëhet vrasës. Të gjithë kundër një të vetmi, fuqia sociale e shndërruar në gijotinë, forca kolektive e përdorur për agoni, çfarë ka më të urryer? Një njeri i vrarë nga një tjetër tremb mendimin, një njeri i vrarë nga të gjithë njerëzit tmerron. Është e nevojshme të përsëritet vazhdimisht? Ky njeri , për të njohur vetveten, për t’u çliruar nga përgjegjësia e madhe që i rëndon shpirtin, kish nevojë për atë çka i mbetej nga jeta e ju i lejoni vetëm pak minuta: me çfarë të drejte? Si guxoni të merrni përsipër shkurtimin e fenomeneve të ndryshme të pendimit? A e kuptoni se kjo përgjegjësi e dënuar nga ju, që shkon kundër jush është bërë juaja? Ju bëni diçka më të keqe se vrasja e një njeriu, ju vrisni koshiencën.

Me çfarë të drejte zëvendësonin Zotin e gjykoni para orës së caktuar nga ai? Çfarë cilësish keni për ta detyruar nisjen e këtij procesi? Drejtësia e tij është ndoshta një nga shkallët e drejtësisë suaj? Jeni ndoshta në të njëjtin nivel? Dy janë gjërat: o jeni besimtarë të Zotit ose nuk jeni. Në rast se jeni, si guxoni ta hidhni një pavdekësi në përjetësi? Në rast se nuk jeni si guxoni të hidhni një qenie në asgjë?

Thonë se dënimi me vdekje është një zi për njerëzimin. Një zi? Le të shkojnë të shohin grumbullin e njerëzve që qeshin rreth podiumit (vendi ku ekzekutohet dënimi me vdekje): rikthim në realitet. Aty ku disa shohin zinë, ne perceptojmë të qeshurën…

Mjaft me dënimin me vdekje, a e mendoni? Është e mundur të imagjinohet diçka më ekstravagante. Pa podiume e në të njëjtën kohë jo më luftëra: mos të vrasësh më asnjë, pyes e them se nuk ka gjë më të mirë!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›