E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta ne Libi Gadafi rekruton mercenare nga Serbia

Gadafi beson shume tek mercenaret serbe sepse ata jane te mire ne vrasjen e civileve. Keta jane ish-anetaret e forcave serbe speciale grupi ushtarak i quajtur Beretat e Kuqe qe u shperbe ne vitin 2003 sepse shume prej tyre eshte zbuluar te kene lidhje me kriminelet dhe me masakra te medha ne Bosnje dhe Kosove. Ajo qe ka rritur besimin e tij eshte edhe per shkak se Libia ka pasur marredhenie te forta me serbet sidomos ato jane perforcuar gjate 20 viteve te fundit. Rritje te madhe te lidhjeve te tyre pati ne luften e Kosoves. Me sa duket serbet e kane bere kete gje edhe para vitit 1990 kur Gadafi ka pajtuar serbet per te luftuar islamistet ne vend.

Uashington DC Pas shume kritikave te javeve te fundit - ngjarjeve tronditese qe po ndodhin ne Libi - ndihmen e Presidentit serb Boris Tadic e kane mbrojtur ne shtypin serb si mbeshtetje Gadafit dy vjet me pare ne nje ngjarje ne Libi qe ishte ne perkujtim te 40-vjetorit te grushtit te shtetit cka solli Moamer Gadafin ne pushtet ne Libi - njoftuan keto dite te perditshmet serbe. Mirepo thuhet se ne shtator 2009 Presidenti i Serbise Tadic faktikisht ishte i pranishem ne nje parade ushtarake ne nder te ardhjes ne pushtet me ane te grushtit te shtetit te Kolonel Gadafit i shoqeruar me 26 anetare te larte te ushtrise serbe. Midis tyre ndodhej dhe ministri serb i Mbrojtjes Dragan Sutanovac se bashku me 40 kryetaret e shteteve te Afrikes Azise dhe Presidenti i Venezueles Hugo Chavez miku me i ngushte i Moamar Gadafit.

Mbas kritikave te perendimit zyra e Presidentit Tadic ato dite leshoi nje deklarate ne te cilen thuhej Marredheniet e mira me Libine sidomos ekonomike dhe ushtarake jane te rendesishme duke shtuar hapur se Serbia vlereson faktin se Libia si nje nga vendet myslimane me te forta ne bote nuk e njeh pavaresine e Kosoves dhe per kete arsye mbeshtet integritetin territorial te Serbise.

Gjithashtu Serbia dhe Libia ne Levizjen e Vendeve Jo-Angazhimit kane pasur marredhenie te mira. Perfaqesuesit e Tadicit shtuan atehere se Serbia tani ka statusin e vezhguesit ne Levizjen e Vendeve te Jo-Angazhimit nje grup i shteteve qe formalisht nuk kane ndonje fuqi te madhe por ja qe per ceshtje qe u nevojiten atyre si per shembull kur Serbise i duhet per te mos njohur Kosoven ato jane ne krah te Serbise.

Nje gazete elektronike amerikane duke iu referuar shtypit serb pohon se ka marre informacione nga ushtria serbe qe tregojne se mercenare serbe jane duke luftuar per te mbrojtur Moamar Gadafin. Burimet kane ne fokus te tyre pretendimet se ushtaraket serbe te ashtuquajturit Qente e Luftes - The Dogs of War ishin te paret qe arriten ne Tripoli kur nisen revoltat dhe tani jane duke ndihmuar me patrullime neper rruget e Bengazit dhe Tripolit qytete keto qe me sa duket sipas raporteve diplomatike kane numrin me te madh te vrasjes te civileve.

Sipas informacioneve te shtypit keto dite thuhet se Gadafi beson shume tek mercenaret serbe sepse ata jane te mire ne vrasjen e civileve mirepo ajo qe ka rritur besimin e tij eshte edhe per shkak se Libia ka pasur marredhenie te forta me serbet sidomos ato jane perforcuar gjate 20 viteve te fundit. Rritje te madhe te lidhje te tyre pati ne luften e Kosoves. Me sa duket serbet e kane bere kete gje edhe para 1990-s kur Gadafi ka pajtuar serbet per te luftuar islamistet ne vend theksojne sot mediat serbe.

Ky informacion tani eshte duke u marre ne konsiderate edhe nga kryeqendrat e botes Uashingtoni Brukseli dhe vende te tjera te cilat jane duke bashkepunuar me raportet e para te deshmitareve okulare qe po vijne nga Tripoli.

Nje gazete ne Indi ka marre informacione nga nje burim i tij se pilotet serbe mercenare po ndihmojne forcat ajrore ne bombardimin e qytetit Mirage duke perfshire edhe kryeqytetin Tripoli. Individe te ndryshme te tjere raportojne ne faqen e internetit te njejten histori.

Gazeta Alo nga Serbia vazhdon te thote se keta mercenare disa prej te cileve punojne ne vende te ndryshme afrikane te cilet me reformen ne ushtrine serbe dihet se humben punen tani po punesohen dhe jetojne ne Libi Egjipt e Irak. Ata mbasi kane lene punet e tyre aktuale jane me sa duket ne radhet e ushtrise libiane me nje pagese ne dhjetera-mijera dollare ne muaj.

Sipas gazetave me burime ushtarake keta jane ish-anetaret e forcave serbe speciale grupi ushtarak i quajtur Beretat e Kuqe qe u shperbe ne vitin 2003 sepse shume prej tyre jane gjetur te kene lidhje me kriminelet dhe me masakra te medha ne Bosnje dhe Kosove. Te njejtit njerez qe sollen sipas tyre edhe masakrat e Srebrenices dhe Recakut tani jane kthyer ne veprim pa meshire kunder civileve libiane

Seif al-Islam Gadafi i biri i Gadafit ne nje fjalim keto dite i referohet ish- Jugosllavise se Titos pak dite me pare kur ai ne thelb kercenoi per te perseritur ate cka ndodhi ne ish-Jugosllavine e viteve 1990 gjithmone ne qofte se protestuesit nuk ndalen.

Eumlshte gjithashtu me vlere te permendet - theksojne media te ndryshme anembane botes - se gjithashtu lidhja e Libise me Serbine shkon shume me tej se keto lidhje me mercenare pasi Serbia me ministrin e Jashtem Vuk Jeremic ka shfrytezuar mire kohet e fundit lidhjet me vendet qe kane marredhenie te ngushta me Tripolin dhe refuzimin e tyre per te njohur pavaresine e Kosoves.

Sipas gazetave amerikane pilotet ushtarake serbe thuhet se kane marre pjese ne bombardimin e protestuesve ne qytetet libiane Tripoli dhe Bengazi. Kjo eshte bere publike pas dy piloteve te Libise qe ike ne Malte duke refuzuar te bombardonin bashkeqytetaret e tyre ne kryengritjen libiane.

Nje e perditshme serbe duke u kujtuar lexuesve serbe shkruan se Muamar al-Gadafi kishte punesuar pilotet serbe perpara ne vitet lsquo90 ne operacionet luftarake kunder islamisteve radikale por edhe ne veprime kunder civileve ne mbeshtetje te forcave tokesore.

Ne te njejtin artikull gazeta Alo thote se zbuloi se mercenare serbe ishin pjesemarres per vrasjen e protestuesve ne rruget e Tripolit dhe Bengazit. Per kete ata kane marre nje shperblimin dhjetera mijera dollare. Ata vijne nga Serbia dhe jane legjionaret serbe jane veteranet e konflikteve ne ish-Jugosllavi. Pervec ish-anetareve te njesive ushtarake dhe policore pjesa me e madhe e ketyre forcave jane ish-Beretat e Kuqe mbasi Gadafi i paguan ata aq sa ata kerkojne Nje numer i mire prej tyre nuk kishte pune per tu paguar ne vende te ndryshme te Afrikes - tha nje burim tjeter duke shtuar se shume nga kontraktoret serbe shkojne me Gadafin i cili ka besim te madh ne ushtaret serbe.

Kjo eshte ne rregull thone ata se Gaddafi ka qene gjithmone ne anen serbe ...Duket se ai beson tek shumica e serbeve te cilet e vleresojne Gadafin per shkak se Libia nuk e ka njohur Kosoven nje tjeter arsye per te mbeshtetur Gadafin ne keto dite te veshtira per te.

Nje gazete serbe ne internet tregon se si mund te aplikohet per mercenare tek Gadafi duke thene se aktualisht sot ne Libi gjenden 1408 oficere ushtarake serbe.

Madje nga shkollat ushtarake serbe rekrutet libiane irakianet zambianet palestinezet ruset jane ne Libi te derguar si eksperte ushtarake te Gadafit te vleresuar nga shkolla jugosllave pasi ai ka kontraten per te rekrutuar ata per ti bashkuar me ushtrine e Libise... Shume te ardhur ne ndihme Libise kane kontrata te vecanta.

Kjo eshte ajo qe mund te merrni ne qofte se ju jeni nje mercenar ne Libi thuhet ne nje formular te shperndare ne internet ne Beograd

1. 10000 - deri ne 20000 dollare rroge mujore ne para kesh

2. Shtetesine libiane

3. Nje grua dhe nje prostitute te paguar nga qeveria libiane

4. Nje medalje ari me vlere

5. Nje mundesi per te punuar ne sektorin e sigurise se Gadafit ose per sigurine e nje anetari te familjes Gadafi dhe objektet e rendesise se vecante ne Libi

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›