E Diel, 1 Nëntor 2026

Krijohet Klubi i Gazetareve te Shendetesise

Eumlshte celur dje zyrtarisht Klubi i Gazetareve te Shendetesise ne nje tryeze te rrumbullaket me perfaqesues te medias se shkruar dhe asaj vizive por edhe me pjesemarrjen e drejtuesve te institucioneve shendetesore ne vend mjeke pacient. Te pranishem ishin ministri i Shendetesise z. Petrit Vasili perfaqesuesi i Komisionit Parlamentar te Shendetesise z. Tritan Shehi zv.ministrja e Arsimit dhe Shkences znj. Nora Malaj perfaqesues te institucioneve publike organizatave nderkombetare OJF-ve dhe sipermarrjes private te mjekesise dhe industrise farmaceutike. I pranishem ministri i Shendetesise Petrit Vasili ka pershendetur nismen ndersa ka bere thirrje edhe per nje raportim te drejte ne lidhje me ceshtjet shendetesore te cilat paraqesin nje ndjeshmeri te larte per te gjithe qytetaret. Vasili theksoi nevojen e vleresimit te lajmeve shendetesore te cilat duhet te bejne pjese ne majen e hierarkise se informacioneve te rendesishme te edicioneve informative por edhe me gjere. Kryetari i Bordit te Klubit te Gazetareve te Shendetesise z. Albert Gjoka tha se kjo organizate vjen si domosdoshmeri e pergjegjshmerise dhe kerkesat specifike qe ka raportimi ne gazetarine e shendetesise si dhe shtimit te metejshem te komunikimit me te gjithe faktoret dhe aktoret qe veprojne ne kete sektor. Klubi i Gazetareve te Shendetesise u pershendet edhe nga mjeke perfaqesues te shoqerive civile dhe institucioneve shendetesore te cilet deklaruan ndihmesen e tyre ne pasqyrimin sa me korrekt te informacioneve shendetesore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›