Evropa me renie Van Rompuy Rritja ekonomike e ulet

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy theksoi se në Europë nuk pritet të ketë recesion, pavarësisht se rajoni përballet me rritje të dobët ekonomike dhe borxhe të larta publike. Pas një takimi me kryeministrin norvegjez, Jens Stoltenberg, ai ka komentuar edhe propozimet e dala së fundmi nga takimi Sarkozi-Merkel.
Sipas Rompuy, propozimet në fjalë janë një praktikë që ekziston tashmë. “Nuk ka ndonjë të re, pasi unë kam kryesuar tashmë samite të tilla si ato që propozohen”, tha Rompuy, i cili ndodhej në Norvegji për të nderuar viktimat e sulmeve të 22 korrikut.