E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minoritetet per regjistrimin Te shtyhet me 6 muaj procesi

Shoqata e minoriteteve kërkon shtyrjen e procesit të regjistrimit të popullsisë dhe banesave. Në kërkesat e minoriteteve është vendosja e më një shumë se një etnie në formularin e regjistrimit, përfshirjen në strukturat e regjistrimit edhe të personave që u përkasin minoriteteve, një kopje e formularit t’i lihet në dispozicion cilitdo personi që plotëson formularin dhe shtyrjen më 6 muaj të procesit për regjistrimin e popullsisë. Nënkryetari i OMONIA-s, Thanas Poçi sqaron arsyet pse kërkohet shtyrja e censusit.

“Ne, përfaqësuesit e minoriteteve kërkojmë nga ana e institucioneve shqiptare, shtyrjen për 6 muaj të procesit të regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë për të kryer konsultimet e mësipërme. Katër, kërkojmë që një kopje e pjesës së formularit që ka të bëjë me përkatësinë e shtetasve, t’i lihet në përdorim personit për t’u përdorur si dëshmi në të ardhmen, në përfitimin e të drejtave dhe lirive që i takojnë në bazë të legjislacionit shqiptar”, tha Poçi.

Kërkesa e minoriteteve është firmosur nga shoqatat minoritare këtë të premte dhe u është dërguar institucioneve shqiptare, kancelarive diplomatike në Tiranë, por i është drejtuar edhe komisionit Europian dhe Strazburgut.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›