Evropa ne kerkim te planit per rindertimin e Libise

Nderkohe qe e ngarkuara e BE-se me politiken e jashtme eshte duke pritur konfirmimin zyrtar te ndryshimit te pushtetit ne Libi politikanet nga vendet anetare te BE-se krijojne fakte. Ministri i Jashtem italian Frattini eshte siguruar nga rebelet libiane se marreveshjet perfituese per koncernin italian te naftes Eni te lidhura qysh ne kohen e regjimit te Gaddafit do te vlejne edhe me tutje. Presidenti francez Nikolas Sarkozy krijon pershtypjen se ishte ai qe e beri te mundur revolucionin e sukseshshem ne Libi me vendimet e tij qe cuan deri tek veprimet ushtarake te Natos. Gjithashtu edhe ai deshiron te kete garanci qe firmat franceze do te kene ende kontrata fitimprurese ne Libi. Gjermania i dha Keshillit Tranzitor te Libise nje hua prej 100 milione eurosh para se Bashkimi Evropian te ishte keshilluar per heqjen e sanksioneve. Kompanite gjermane shpresojne qe shume shpejt te kthehen ne Libi. Edhe ministri i Jashtem turk Davutoglu nuk qendron duarkryq. Ai ishte ne Bengazi dhe organizoi te enjten ne Stamboll konferencen e pare te Grupit te Kontaktit per Libine.160
Po Bashkimi Evropian Ai njehere ishte me pushime. Si zakonisht ne Belgjike Komisioni Evropian dhe Keshilli i BE-se shkojne ne gusht per pushime ne detyre mbeten vetem rojet pra ca zyrtare vartes te cilet duhet te reagojne ne raste urgjente. Nga fundjava e kaluar zyrtaret pergjegjes kane filluar te kthehen ne Bruksel. Catherine Ashton i eshte kthyer tavolines se saj te punes dhe telefonon shume. Para se te dal para gazetareve dhe te paralajmeroj per planet per rindertim ajo duhet te kete rene dakord me ministrat me te rendesishem te Bashkimit Evropian me se miri me te 27-et.
Ministrat po ashtu kane pushimet e tyre. Takimi i tyre i rregullt i radhes eshte planifikuar per 12 shtator. Me heret mbahet takimi jozyrtar tradicional i ministrave te Jashtem ne vendin qe mban presidencen e radhes se BE-se kesaj radhe me 2 shtator ne Poloni. Catherine Ashton deshiron qe drejtimin e procesit te rindertimit ta marrin persiper Kombet e Bashkuara te cilat kete te premte 26.8. takohen nje samit ne Nju Jork.160
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Bernd Riegert
Fillimisht BE-ja tani deshiron qe te arrije lirimin e te gjitha llogarive te ngrira bankare libiane ne mbare boten. Keto para duhet ti kalohen Keshillit Tranzitor. Mbeshtetja financiare per Libine160 e pasur nuk eshte e nevojshme tha baronesha Ashton. Pervec kesaj ne Bruksel duan qe te fillohet tani me zhvillimin e nje plani per menyren e organizimit160 per ndertimin e160 nje shteti demokratik tha Ashton. Por cfare ka ndodhur ne te vertete ne gjashte muajt e fundit ne shtabin e zonjes Ashton Pse nje plan i tille nuk eshte tashme ne sirtar Deri tani BE-ja ka hapur vetem160 nje zyre te vogel nderlidhese ne Bengazi si shume shtete anetare te BE-se. Tani ajo do te shperngulet ne Tripoli dhe do te jete nje ambasade e BE-se ne Libi. Detyre e BE-se eshte qe te koordinoje masat ndihmese te 27 vendeve te saj anetare. Por qysh tani verehet ashtu si ne rastet e ngjashme ne Afganistan apo ne Irak qe shume shtete e bejne ate qe mendojne se eshte e duhur pa dakordim me BE-ne. Posacerisht Italia si fuqi koloniale dhe Franca si partnere e rendesishme ekonomike e regjimit te vjeter duan te sigurojne ndikimin e tyre ne Libi. Pervec kesaj Bashkimi Evropian dhe vendet e Mesdheut kane nje interes jetik qe Libia te siguroje shpejt kufinjet e saj. Refugjatet nga Afrika nuk duhet te perdorin Libine si rruge shpetimi per ne veri per te ardhur ne Evrope. Regjimi i Gaddafit ne marreveshje me Italine e kishte mbyllur bregdetin e saj dhe refugjatet i fuste ne kampet e Libise. Dicka te ngjashme perpiqen te arrijne tani edhe shtetet evropiane dhe ato te Detit Mesdhe.
Bashkimi Evropian eshte aktiv me organizaten e tij humanitare ECHO ne nje mision humanitar ne kufirin libiano-tunizian. Atje nen perkujdesje jane rreth 90 mije refugjate. Bashkimi Evropian ka ndihmuar nderkohe ne riatdhesimin e 24 mije punetoreve nga Misrata. Se bashku me Kryqin e Kuq dhe Organizaten e refugjateve te Kombeve te Bashkuara Bashkimi Evropian ka gjashte muaj qe ndihmon financiarisht ne kete rajon. Kjo ndihme duhet te vazhdoje. Gjithsejt deri tani BE dhe vendet e tij anetare kane shpenzuar 150 milione euro per ndihma humanitare dhe masat e evakuimit.
160
Autor Bernd Riegert
Redaktoi Mimoza Kelmendi