E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosor ne Prishtine Kroacia mbeshtet rifillimin e dialogut Kosove-Serbi

Kryeministrja e Kroacise Jadranka Kosor tha ne Prishtine se vendi i saj i mbeshtet fuqishem qendrimet qe dha ne Beograd kancelarja Gjermane Angela Merkel se Beogradi duhet te rifilloje dialogun me Kosoven e te shperbeje strukturat paralele ne veri nese deshiron te fitoje statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian. Kryeminstrja e Kroacise po viziton Kosoven ne kohen e thellimit te tensionimit te marredhenieve Kosove-Serbi pas zhvillimeve nje muaj me pare ne veri te Kosoves dhe ndalimit te futjes se mallrave serbe ne Kosove.

Nenshkruhen tri marreveshje bileterale

E shoqeruar nga 45 biznesmene kroat Jadranka Kosor po merr pjese ne Prishtine ne forumin ekonomik Kroaci-Kosove ku u nenshkruan tri marreveshje bileterale ne fushen e ekonomise transportit dhe integrimeve evropiane. Jadranka Kosor gjate nje konference te perbashket me kryeministrin Hashim Thaci tha se Kosova mund te llogarise me Kroacine si nje nder shtetet me mike te saj ne rajon duke thelluar miqesine tradicionale qe keto dy vende e kane pasur edhe ne te kaluaren. Kroacia eshte nje nder vendet e para qe e ka njohur pavaresine e Kosoves e cila ka per synim ndertimin e paqes ne Ballkan dhe kjo eshte rruga te cilen ne e perkrahim. Per Kroacine eshte shume e rendesishme qe Kosova garanton te drejta te njejta per te gjithe qytetaret e Kosoves pa dallim etnie tha Jadranka Kosor.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nga takimi i kancelares gjermane Angela Merkel me kryeministren kroate Jadranka Kosor ne Kroaci 22.08.2011

Kosor Dialogu rruga e vetme drejt intergrimeve evropiane

Kryeministrja kroate tha se per Kroacine eshte shume e rendesishme qe te vazhdoje dialogu ndermjet Serbise dhe Kosoves dhe ne kete kuader Krocia do ta perkrah kete dialog sepse kjo eshte rruga e vetme drejt intergrimeve evropiane. Une e mbeshtes te gjithe ate qe ka thene kancelarja gjermane Angela Merkel gjate vizite se saj ne Serbi dhe une kete qendrim do ta a cilesoja si nje qendrim te perbashket te Kroacise dhe te Gjermanise. Ne si Kroaci do te ndihmojme ne rifillimin e dialogut Kosove-Serbi dhe konsideorjme se kjo eshte e vetmja rruge qe duhet ndjekur tha Jadranka Kosor.

Thaci Kosova marredhenie te mira me te gjithe fqinjet edhe me Serbine

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci nga ana e tij tha se Kosova deshiron te ndertoje marredhenie te mira me te gjitha vendet fqinje te saj ne kete mes edhe me Serbine duke theksuar se sovraniteti i Kosoves do te shtrihet ne te gjithe teritorin e saj perfshire edhe veriun. Masat e reciprocitetit ndaj Sebise qe ka ndermarre qeveria e Kosoves me 20 korrik kane qene te detyruara pas largimit nga dialogu nga ana e Serbise dhe refuzimit te saj per propozim marreveshjet e modelit evropian per vulat doganore te Kosoves. Ndersa vedimi i 25 korrikut per dergimin e njesive speciale ne dy pikat kufitare me Serbine ka qene per implementimin e plote te ketij vendimi per reciprocitet per ndaljen e kontrabandes por edhe per ushtrimin e sovranitetit te plote ne te gjithe teritorin e Republikes se Kosoves tha kryeministri Thaci.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Hashim Thaci kryeministri i Kosoves

Kryeministri Thaci tha se strukturat ilegale ne veri te Kosoves qe mbeshteten nga Serbia do te shperbehen. Te gjitha ata qe kane shkelur ligjin do te perballen me drejtesine dhe ne kete kuader sipas tij nuk do te kete kompromis me askend. Kryeministri Thaci ritheksoi se akoma eshte ne fuqi vendimi i qeverise qe te gjithe mekanizmat e sigurise se Kosoves te jene ne gjendje gatishmerie per shkak te situates ne veri te Kosoves.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›