E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia 10 vite anetaresimi ne OBT, bilanc suksesi

Kane kaluar 10 vite qe kur Shqiperia eshte anetaresuar ne Organizaten Boterore te Tregtise, nderkohe qe vleresimet nga OBT tregtojne se vendi yne i ka permbushur me sukses angazhimet ne kete organizate. Per te bere nje bilanc te 10 viteve anetaresimi ne OBT, Ministria e Ekonomise organizoi Konferencen Kombetare "Politikat Tregtare te Shqiperise, mbeshtetje per zhvillimin ekonomik te vendit". Ne fjalen e mbajtur ne kete konference, ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Dritan Prifti vleresoi raportin e OBT si nje nga raportet me pozitive qe Shqiperia ka marre ndonjehere ne 10 vitet e fundit. Ai tha se Shqiperia ka realizuar plotesisht angazhimet ne OBT dhe perpjekjet ne drejtim te politikes tregtare, do te kulmojne me integrimin ne Bashkimin Evropian. Ndersa kryeministri Berisha gjate fjales se tij ne kete takim tha se, "nuk ka raport me te rendesishem, deshmitar me te besueshem per lirine e tregut se sa standardet e tregtise se lire. Shqiperia u anetaresua ne kete organizate 10 vjet me pare dhe vjen sot ketu me nje bilanc realisht te suksesshem. Dhe kjo, jo se Shqiperia kishte mundesi qe kane shumica e vendeve anetare te kesaj organizate, te cilat ne disa drejtime adaptojne barrierat me te papranueshme, por sepse besimi te liria ketu eshte shume i madh". Kryeministri ka vene ne dukje se Shqiperia ka nje shkalle te ulet te ndihmes shteterore per fermeret. "Nuk ka nje vend tjeter si ky vend, me shkallen me te ulet te ndihmes shteterore. Kur imagjinoj fermeret e Myzeqese te perballen me fermeret e fushave te Evropes Qendrore, qe marrin per cdo lope nga 2-5 euro subvencion, me pikon zemra per ta. Por prape se prape ne jemi te vendosur, nuk kemi ndihme shteterore, ose ate qe e kemi e kemi minimale, nuk do te rrisim ate. Jo, eshte nje gare te cilin ne jemi te vendosur ta ndjekim duke e perdorur si leva e Arkimedit lirine, zgjerimin e dimensioneve te saj", shtoi kryeministri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›