Evropë-SHBA,plan për reduktimin e emetimit të dioksidit të karbonit
Pas deklaratave të Presidentit amerikan Barak Obama për ndalimin urgjent të ndryshimeve klimatike, në ndryshim nga paraardhësi i tij Xhorxh W. Bush, tashmë Europa e shikon SHBA-në si një aleat kyç në bisedimet mbi klimën globale, të cilat do të mbahen në muajin dhjetor në Kopenhagen të Danimarkës. Europa ka propozuar plane për reduktimin e emetimeve të dioksidit të karbonit. Ndërsa Obama ka propozuar ndryshimë më rrënjësore për energjinë e rinovueshme dhe një mburojë për emetimet e dioksidit të karbonit. Por pavarësisht se shumë vende synojnë të luftojnë recensionin global, disa biznese mund të grumbullojnë qindra miliarda dollarë, të cilat nevojiten për redutimin e emetimeve të karbonit në atmosferë. "Sigurisht që Shtetet e Bashkuara janë treguar shumë neglizhente ndaj përgjegjësive të saj. Tani është koha e përshtatshme kur ne mund të fillojmë të demonstrojmë vigjilencën tonë në përballimin e këtij problemi", ka deklaruar Sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton, në vizitën e saj të parë në Europë në këtë post. Klinton tha se ishte shumë e inkurajuar nga pozicioni i Kinës mbi ndryshimet klimatike, gjatë vizitës së saj atje muajin e kaluar. " Është shumë e rëndësishme që në fillim të këtyre përpjekjeve, Kina ka shprehur gatishmërinë e saj për të marrë pjesë. Ata kanë arritur një emetim rekord të dioksidit të karbonit në atmosferë", tha Klinton për gazetarët. Shumë politikanë ndërkombëtarë janë të njëjtit mendim se kriza ekonomike globale, cështjet e sigurisë energjitike dhe ndryshimet klimatike mund të arrihen të zgjidhen të gjitha me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që do të zëvendësonte infrastrukturën karbonike me alternativa të gjelbërta dhe stimulime që do të krijonin miliona vende pune.