Evropianët diskutojnë sot për sigurinë bërthamore

Ministrat e energjisë, autoritetet bërthamore dhe zyrtarët e energjisë bërthamore do të takohen sot për të rishikuar masat e sigurisë.
Takimi në Bruksel është nxitur nga incidenti bërthamor në centralin Fukushima në Japoni.
Po sot, kancelarja Angela Merkel pritet të shpallë zyrtarisht pezullimin tre mujor të operacioneve të zgjëruara bërthamore në 17 reaktorët bërthamorë të Gjermanisë.