E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropiani, më kualitativ se Botërori ?

Kampionati botëror mund të jetë gara më e famshme e futbollit në planet. Por, mund të mos jetë më e mira. Për shumë tifozë, Kampionati evropian është gara kryesore ndërkombëtare.

Me ngjarjen e sivjetme, të quajtur Euro 2012, që fillon sot në Varshavë kur bashkë-nikoqiri Polonia takohet me Greqinë në National Stadium.

Ukraina po ashtu është nikoqire e garës. Me 16 skuadra në vend të 32 sa janë në kampionate botërore, shumëkush beson se kalibri i lojës në Evropian e tejkalon atë të Botërorit.

Nëse kjo tingëllon arrogancë, konsideroni faktin se i Uruguai ishte i vetmi shtete jo evropian që ishte në gjysmëfinale të dy kampionateve të fundit botërore.

Të dyja garat zhvillohen çdo katër vite. Për Euro 2012, kampioni në fuqi Spanja – që fitoi edhe Kampionatin botëror 2010 – konsiderohet favorit. Holanda dhe Gjermania po ashtu janë konkurrente, kurse skuadra të tjera si Anglia dhe Portugalia pritet të jenë rivale të denja.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›