E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania me helmeta për goditjet e Ronaldos

Futbollistëve të Gjermanisë u nevojiten helmeta të çelikta për mbrojtje, kur ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo përgatitet për të ekzekutuar një goditje të lirë në përballjen e tyre të parë në kuadër të Grupit B në Euro 2012 në Lviv të shtunën.

Kështu ka thënë asistenti i Gjermanisë, Hansi Flick.

Ronaldo paraqet kërcënim të jashtëzakonshëm nga goditjet standarde dhe Gjermania synon të minimizojë rrezikun e shkaktimit të ndërhyrjeve të palejueshme afër zonës.

“Mendoj se vetëm helmetat e çelikta mund të kryejnë punë”, tha Flick gjatë një konference për shtyp të premten, i pyetur se si do të përgatiten gjermanët për kërcënimin nga sulmuesi portugez.

“Në 20, 25 ose edhe 30 metra ne duhet të jemi të mençur në situatat një kundër një. Ronaldo ka kualitete të jashtëzakonshme nga goditjet e lira”, u shpreh ai. Gjermania në grupin e saj do të takohet edhe me Holandën dhe Danimarkën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›