E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nata e Rusisë

Rusia e ka nisur sigurt Evropianin duke e mposhtur Republikën Çeke 4:1. Dy gola të Dzagoev dhe nga një të Shirokov e Pavlyuchenko, ia siguruan ekipit të Dick Advocaatit fitoren e parë në ‘Euro 2012’. Ndërkaq, goli i Pilar ishte i pamjaftueshëm për çekët.

Rusia e ka nisur kampanjën në Kampionatin Evropian ‘Euro 2012’ në mënyrë pozitive. Ekipi i Dick Advocaatit ia doli ta mposht me siguri të plotë Republikën Çeke me rezultat 4:1, në ndeshjen e dytë të Grupit A, që u zhvillua sonte.

Rusët ishin më të mirë se çekët dhe fituan me meritë. Ata kaluan në avantazh në minutën e 17-të.

Fillimisht, Alexandr Kerzhakov e qëlloi shtyllën, kurse topin e rikthyer në fushë e shndërroi në gol Alan Dzagoev. Nuk kaluan mirë 7 minuta, kur Roman Shirokov e dyfishoi epërsinë e rusëve.

Në pjesën e dytë, çekët e ngushtuan rezultatin me Vaclav Pilar (52’), por kjo ishte e tëra që mund të bënin.

Ngase, dy golat e shpejt të Alan Dzagoev (79’) e Roman Pavlyuchenkos (82’), i dhanë vulë këtij takimi.

Euro 2012

Grupi A

Polonia – Greqia 1:1

Rusia – Republika Çeke 4:1

Tabela

1. Rusia 3 pikë

2. Greqia 1

3. Polonia 1

4. Republika Çeke 0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›