FNP ul dënimin dy vite, Qerimaj: Do e çoj në KAS
Federata Botërore e Peshngritjes bën prapa kthesë dhe brenda 24 oresh ul dënimin për kampionin e Europës ende de fakto Erkand Qerimaj. I rezultuar pozitiv në testin Anti-Doping, të cilit iu nënshtrua në Antalia të Turqise, Qerimaj u pezulla për katër vite nga të gjithë aktivitetet, por sot ky vendim u reduktua në dy vite. Ditën e djeshme vendimi i bërë publik nga Federata Botërore e Peshëngritjes u duk me shumë se i ekzagjeruar, në një kohe kur raste te tilla maksimalisht ishin denuar dy vite.
Megjithate as ky vendim nuk kenaq peshëngritësin shqipëtar, i cili i kontaktuar nga “Ora Sport” ka berë më dije se do ta dergoje ceshtjen në gjykatën e KAS-it për të reduktuar sërish këtë vendim dhe mbi të gjitha të marrë pjesë në Lojrat Olimpike Londër 2012. Qerimaj u shpall kampion Europe për peshën 77 kg, duke arritur një sukses të pabesueshëm për Peshëngritjen dhe sportin shqiptar.Tashmë peshëngritësi shqiptar kërkon mbështjen e të gjithëve për të mbrojtur atë medalje të artë dhe të përfaqësojë Shqipërinë në Londër 2012. Pasi me të drejtë është nga shpresat e pakta që himni kombëtar të dëgjohet nga e gjitha bota.