Meksiko: Gjenden 14 trupa të copëtuar
Vrasjet e tmerrshme në Meksikë duket sikur nuk do të ndalen kurrë. Kufomat me koka të prera ose të copëtuara plotësisht janë shndërruar në një përditshmëri morbide gjatë viteve të fundit.
Sipas agjencisë lajmeve Reuters, të premten në shtetin federal meksikan Tamaulipas, i cili në veri kufizohet me shtetin federal amerikan Teksas, në një kamionetë janë gjetur edhe 14 kufoma të copëtuara.
Tre nga 14 trupat e gjetur ishin të gjinisë femërore.
Ndryshe, Tamaulipas njihet si një prej “vendbetejave më të përgjakshme” të luftës mes narko-kartelëve meksikanë.
Si pasojë e luftërave mes këtyre bandave, që nga muaji dhjetor i vitit 2006 në Meksiko janë vrarë mbi 55,000 persona.