PD festë me valle Tropoje, Berisha “kyçet” në selinë blu, qetësi në PS
TIRANE - Dy partitë kryesore, Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kanë pretenduar dje fitoren e zgjedhjeve, ende pa nisur procesi i numërimit të votave. Në selinë e PD-së filloi qysh herët festa dhe entuziazmi, ndërsa me e qetë ka qenë situata në selinë e PS-së. Demokratët nisën mbrëmë festën sapo në seli mbërriti lideri i tyre, Sali Berisha. Ardhja e tij në selinë qendrore të PD-së u shoqërua me grumbullimin e simpatizantëve të shumtë dhe tingujt e muzikës. Pasi Berisha kishte ndjekur një pjesë të procesit zgjedhor nga zyra kryeministrore dhe pjesën tjetër në shtëpi, rreth orës 18:30 mbërriti në selinë e PD-së duke e nisur me një komunikim me mediat. Por në të njëjtën kohë oborri i PD-së u tejmbush nga mbështetësit e Doktorit, të cilët filluan festën e fitores. Por duket se më tepër ata janë entuziazmuar nga një deklaratë e zëdhënëses së fushatës elektorale të PD-së, Majlinda Bregu si kundërpërgjigje ndaj kreut të PS-së, Edi Rama. Znj. Bregu lajmëroi se fitorja e PD-së është e thellë, kurse disfata e PS-së është spektakolare. Kaq ka mjaftuar që demokratët të shpërthejnë në brohoritje, që nisën që nga salla e konferencave për shtyp deri në oborrin e PD-së. Menjëherë një mikrobus me artopolant u vu në oborr nga të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së nga ku u dëgjuan këngë nga të gjitha trevat e Shqipërisë, që nga këngët çame, vallet tropojane, tingujt e çiftelisë, këngët labe dhe surpriza, këngë kushtuar Sali Berishës. Gjatë gjithë kohës, lideri Berisha qëndroi në zyrë ndërkohë që në seli u panë të futen dhe kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, ndërsa munguan drejtuesit e tjerë të PD-së, të cilët ndjekin nga afër në qarqet e tyre procesin e votimit dhe numërimit të votave. Gjatë gjithë kohës në seli ishte zëdhënësja e fushatës, Majlinda Bregu, e cila komunikoi gjatë gjithë ditës së djeshme me mediat përmes konferencave për shtyp. Nga ana e tij, kryeministri Berisha ka marrë informacionet e para nga deputetët e PD-së të shpërndarë nëpër qytetet e Shqipërisë, në pritje të një rezultati pozitiv që i garanton atij mandatin e tretë qeverisës.
OPOZITA
Dita nisi qetë dhe vijoi po e tillë në godinën e Partisë Socialiste. Gjatë gjithë kohës aty ndodheshin vetëm nënsekretarët për çështjet zgjedhore, Bledar Çuçi e Koli Bele, por edhe pjesa e ngushtë e kabinetit të kryetarit Edi Rama. Ky i fundit është detyruar dje të ndryshojë axhendën për shkak të ngjarjes së rëndë në Laç. Rama shtyu orarin e votimit dhe u nis për në zonën e nxehtë, ndërkohë që në selinë e PS-së erdhi delegacioni i Parlamentit Evropian, i kryesuar nga Eduard Kukan. Delegacioni ka qëndruar disa minuta në një nga zyrat e PS-së, për të diskutuar mes grupit, përpara se sa të futej në takim me nënsekretarin Koli Bele dhe Drejtorin për marrëdhëniet ndërkombëtare Roland Bimo. Pasi është kthyer nga Laçi, kreu socialist Rama votoi në shkollën “Pjetër Budi”, në njësinë nr.7 së bashku me familjarët e tij dhe rreth orës 13 ai ka qëndruar në selinë e PS-së, pa lëvizur për asnjë moment. Në orët e pasdites, në PS kanë mbërritur edhe kandidatja për deputete Milena Harito, e cila duket se ka dhënë ndihmesën e saj si specialiste në fushën e teknologjisë. Kreu i PS për Tiranën, Saimir Tahiri ka qenë dhe është larguar nga selia, ndërsa rreth mbrëmjes, aty ka mbërritur edhe kreu i PDS-së, Paskal Milo. Mësohet se ai i ka shprehur shqetësimin Edi Ramës, për mosrespektimin e marrëveshjes sa u përket numrit të vëzhguesve në qendrat e numërimit. Nga ana e tij, kreu i PS-së ka garantuar se vota e PDS-së dhe e gjithë aleatëve do të ruhet nga PS. Në PS nuk ka pasur entuziazëm, ashtu si në selinë e PD-së. Vetëm në momentet e konferencave për shtyp ka pasur brohoritje. Një pjesë e madhe e militantëve qëndruan në pjesën e lokalit pas selisë, ndërsa në oborrin para saj kanë qëndruar shumë pak njerëz në heshtje.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)