Exit poll-et: Putin fiton zgjedhjet presidenciale

Fondacioni i Opinionit Publik (FOM) bëri të ditur se Putini ka fituar 59.3 për qind të votave, ndërsa Qendra për Studimin e Opinionit Publik e Rusisë tha se ai ka fituar 58.3 për qind.
FOM parasheh se lideri i Partisë Komuniste, Genady Zjuganov, do të jetë i dyti me 18.2 për qind të votave, i pasuar nga oligarku Mihajl Prokorov me 9.6 për qind.
Kreu i Partisë Liberal-Demokratike të Rusisë, Vladimir Zhirinovski, thuhet se mund të marrë 7.4 për qind, kurse Sergei Mironov 4.3 për qind të votave.
Rezultatet e exit poll-eve u bënë publike pas mbylljes së qendrave të votimit në Qarkun e Kaliningradit, në Rusinë Perëndimore.
Jozyrtarisht thuhet se pjesëmarrja në zgjedhje ishte 56.3 për qind.
/Start/E.B/
2012-03-04 19:57