E Shtunë, 31 Tetor 2026

Exit-pollet: Demokracia e Re, përparësi ndaj Syriza

ATHINE- Exit-pollet në Greqi tregojnë se partia konservatore Demokracia e Re është në përparesi të vogël kundrejt partisë majtiste, Syriza.

Sipas të dhënave që transmeton agjencia Reuters, Demokracia e Re do të fitojë nga 27.5 për qind deri në 30.5 për qind të votave, ndërsa Syriza në mes të 27 dhe 30 për qind të votave.

Në vendin e tretë, exit-pollet e njëjta parashohin PASOK-un socialist me 10 deri në 12 për qind të votave, ndërsa 7.5 për qind të tyre u japin ultra-nacionalistëve.

Në Greqi sot janë mbajtur zgjedhjet e përsëritura parlamentare, pas dështimit të palëve për të formuar koalicionin qeveritar pas zgjedhjeve të 6 majit.

Greqia voton, vendoset e ardhmja për Eurozonën

Në Greqi votimet nisen mengjesin e sotem, te cilat u cilesuan vendimtare per te ardhmen e vendit në Eurozonë.

Vendi është i ndarë në mes të partisë Syriza, të udhëhequr nga Aleksis Tsipras, dhe konservatores Demokracia e Re, të udhëhequr nga Antonis Samaras.

Tsipras është zotuar se marrëveshja për ndihmë, e negociuar me Bashkimin Evropian, do të jetë histori nëse partia e tij formon koalicionin qeveritar.

Samaras po ashtu kërkon të rinegociojë marrëveshjen për shpëtimin e Greqisë nga falimentimi, por në një mënyrë më të butë.

Si kusht për këtë marrëveshje, e cila i sjell Greqisë miliarda euro, Athina duhet të zbatojë një sërë masash të ashpra kursimi.

Në zgjedhjet parlamentare të 6 majit, asnjëra palë nuk ka arritur të formojë koalicionin qeverisës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›