E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, exit pollet e para, përpara konservatorët pro-euro

ATHINË – Kanë dalë exit pollet e para fill pas mbylljes së kutive të votimit në Greqi. Nëse të dhënat e para do të konfirmohen do të kemi një rezultat të ngushtë mes konservatorëve pro euro dhe të majtës radikale në Greqi, të dy, me sa duket deri tani, me thuajse 30%.

Të parat exit polle po japin një avantazh të lehtë të Demokracisë së Re (partia në favor të Memorandumit, marrëveshjes mbi masat e rrepta të parashikuara tek plani i shpëtimit prej 130 miliardë euro i trojkës Bce-Ue-Fmi) e Antonis Samaras (27,5-30,5%).N ë vend të dytë, e majta ekstreme Syriza e Alexis Tsipras (27-30%), e cila do të mbetet në euro, por duke ritrajtuar paktet e imponuara. Kush fiton ka një mazhorancë prej 50 deputetësh.

Në vend të tretë, socialistët (pro euro) të Evangelos Venizelos (10-12%). Të pavarurit grekë (6-7,5%), neonazistët e Alba Dorata (6-7,5%), e majta demokratike Dimar (5,5%), komunistët Kke (5-6%).

/M.A./

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›