E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzohet skena në koncertin e Radiohead, një i vdekur

Skena e rrëzuar një orë para nisjes së koncertit të Radiohead

KANADA – Një person ka vdekur pas rrëzimit të skenës në koncertin e Radiohead në Toronto ndërsa tre të tjerë kanë marrë plagë jo serioze.

Skena u rrëzuar një orë para hapjes së portave të koncertit. Ndërkohë grupi britanik i rokut, Radiohead, ka postuar lajmin se performanca e tyre është anuluar për shkaqe të papritura.

Sipas policisë persona i cili ka humbur jetën është rreth 30 vjeç por nuk ka bërë të ditur identitetin. Ai ishte pjesë e ekipit të ndërtimit të skenës, thonë zyrtarët ndërsa ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.

Në këtë koncert pritet të merrnin pjesë rreth 40 mijë persona. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›