E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarimi i pasurisë, ILDKP, gjobit 37 zyrtarë

ILDKP-ja

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka gjobitur 37 zyrtarë për shkelje të afatit ligjor për deklarimin e pasurisë.

31 raste kanë të bëjnë me deklarimin vjetor të pasurisë, katër zyrtar nuk kanë deklaruar në kohë pasurinë para fillimit të detyrës ndërsa dy të tjerë nuk kanë bërë një gjë të tillë pas largimit nga funksioni.

Masa ndëshkuese për 37 zyrtarët e niveleve të ndryshme varion nga 20 mijë lekë deri në 30 mijë lekë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›