E Diel, 1 Nëntor 2026

AK: Mjeti që shkaktoi aksidentin me targa shtetërore

Sekretari Organizativ i Aleancës KuqeZi, Redi Ramaj, tha se shkaktar i aksidentit është një automjet tip tipit “Range Rover” i zi me targa të Tiranës.

“Aleanca KuqeZi prej ditës djeshme nisi hetimin privatisht për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit të kësaj ngjarje të rëndë. Këtu në kemi dy lista të automjeteve tip Range Rover dhe Landrove me targa Tirane, që për ironi të fatit të strukturave shtetërore dhe në përputhje me deklaratat e dëshmitarëve okularë, fuoristrada tip Range Rover me targa  TR – A rezultojnë të regjistruara në emër të disa institucioneve shtetërore”, tha Ramaj.

“Një tjetër detaj duke iu bazuar deklaratave të dëshmitareve është se fuoristrata e zezë, tip Range Rover rezulton të ketë patur targën e Tiranës dhe serinë A, pra    TR – A, por paradoksalisht modeli i fuoristradës së zezë ka qenë i viteve të fundit. Pra në bazë të këtyre dëshmive del në pah që fuoristrada mban një targë të viteve 1994 ndërkohë që vitprodhimi i saj është i pas viteve 2008-2009, dhe të gjithë në jemi koshientë që një fenomen i tillë është i njohur tek automjetet e institucioneve të rëndësisë së veçantë në vendin tonë”, tha më tej.

Ai shprehu gatishmërinë që të gjithë dokumentet e siguruara prej t’ia vërë në dispozicion organeve hetuese me qëllim përshpejtimin e punës për zbardhjen e ngjarjes. “Aleanca KuqeZi denoncon qëndrimin më dy fytyra të kryeministrit Sali Berisha I cili hedh lot krokodili në rastet tragjike të aksidenteve të mërpashme dhe vrapon dyerve të spitaleve dhe përpiqet të fshehë të vërtetën e ngjarjes së djeshme duke përdorur deputet e tij në kërcënim të medias dhe familjareve të të aksidentuarve të djeshëm. Kjo sjellje e kryeministrit është mjaftë evidente kur viktimat janë kundërshtarët e tij politik”, përfundon reagimi. /Start/

                                                                                             2012-06-17 11:48
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›