ExpoKos sjell kompani nga 20 shtete

Më shumë se 350 ekspozues nga 20 shtete të botës kanë zbarkuar të mërkurën në Prishtinë, për të marrë pjesë në edicionin e nëntë të panarit ndërkombëtar “ExpoKos 2010”.
Kompanitë pjesëmarrëse, përveç atyre vendore, një numër i madh i tyre vinin nga shtetet e Ballkanit dhe nga Evropa Perëndimore. Ato për katër ditë radhazi do të promovojnë produktet e tyre në fushën e ndërtimtarisë, energjetikës, teknikës dhe mobilierisë.
Në këtë ngjarje, sipas organizatorit nga CEO (Congress & Event Organization), do të ketë takime në mes kompanive nga Kosova dhe atyre nga Kroacia e Sllovenia, të cilat vijnë si pavijone nacionale të organizuara në nivel shtetëror.
Kompania “Dizayn group”, pjesëmarrëse në panair nga Turqia, ka 20 vite që merret me prodhimin e gypave të ndryshëm, si të kanalizimeve dhe ujësjellësit. Përfaqësuesi i saj, Bulent Fincan, i cili ishte në Prishtinë me produktet e kësaj kompanie, tha se sa i përket tregut të Kosovës janë të kënaqur me shitjen e produkteve dhe se kanë bashkëpunim me kompanitë kosovare.
“Presim që në këtë panair t’i promovojmë edhe më shumë prodhimet tona”, tha ai.
Ndërkaq, kompania kosovare “Hoti”, me pronar Musa Hotin, që tetë vite prodhon dyer dhe dritare në Kosovë. Përveç tregut vendor, kjo kompani eksporton dyer dhe dritare edhe në Belgjike dhe Portugali.
Ndryshe nga kompanitë e huaja që nuk përmendnin probleme në shtetet e tyre amë, Hoti thotë se në Kosovë është vështirë të punohet. Përveç mungesës se rrymës, ai thotë se edhe tatimet janë tepër të larta.
“Nuk kemi rrymë adekuate. Ne paguajnë tatim dy herë. Njëherë kur vjen malli në Kosovë dhe njëherë kur del nga Kosova”, tha Hoti.
Sipas tij, konkurrenca është e padrejtë. Thotë se kompania e tij i paguan me rregull tatimet, por shumë kompani tjera nuk e bëjnë të njëjtën gjë, prandaj edhe dëmtohen nga çmimet me të lira që mbajnë kompanitë që u ikin tatimeve.
Para dy viteve dy investues nga Belgjika kanë ardhur për të investuar në Kosovë, por për shkak të problemeve, thotë Hoti, kanë ikur.
“Një firmë ka ardhur për të investuar në Kosovë 22 milionë euro, por për shkak të procedurave burokratike, tash ajo firmë është duke punuar në Rumani”, pohoi ai.
Drejtori i Agjencisë për Promovimin e Investimeve në Kosovë (APIK), Mustafë Hasani, ka thënë se institucioni të cilin e drejton është i gatshëm të përkrahë të gjitha organizimet e panaireve vendore dhe ndërkombëtare.
Panairi do të jetë i hapur deri më 9 maj.