Topi apelon për investime në Shqipëri
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, gjatë fjalës së mbajtur në Samitin XIII Ekonomik Euro-Aziatik në Stamboll, bëri thirrje për një prani më të madhe të investuesve të huaj në Shqipëri, si nga Turqia dhe nga shtetet e tjera pjesëmarrëse në këtë eveniment.
Pas ceremonisë së hapjes së këtij samiti të rëndësishëm euro-aziatik, kreu i shtetit shqiptar në fjalën e tij përshëndetëse vuri në dukje zhvillimin e konsiderueshëm ekonomik të Shqipërisë, kushtet favorizuese dhe klimën lehtësuese dhe tërheqëse që ajo ofron për investuesit e huaj.
Duke apeluar për një rritje e prani më të madhe të investuesve dhe kompanive nga Turqia, Topi tha se ky samit mbahet në kushtet e krijuara nga efektet e krizës financiare dhe ekonomike botërore, që ka prekur rajonet që shtrihen në lindje dhe në perëndim të Detit Marmara, duke dëshmuar se në një botë që globalizohet përditë e më shumë, fatet tona janë të përbashkëta e pikërisht për këtë jo vetëm përgjegjësitë, por sidomos rrugët për të përballuar sfidat, për të parandaluar rreziqet dhe për të përmirësuar ekonomitë tona nuk mund të jenë më individuale.
”Ky Samit të fton të flasësh për energjinë, për akset e furnizimit me gaz të rajonit të Kaukazit, të Lindjes së Mesme dhe të Azisë së Mesme, për perspektivën e zhvillimit të ekonomisë së vendeve tona dhe natyrisht për hartimin e një strategjie konkrete për të arritur një dialog frutdhënës dhe një paqe botërore që i hap rrugën zhvillimit dhe edukimit të gjeneratave të reja, punësimit të tyre, për të zvogëluar varfërinë dhe vuajtjet dhe për rritur prosperitetin në rajonin euro-aziatik dhe në mbarë botën”, tha presidenti Topi.