E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doganat, pas nje viti kapin planin

Rritja e cmimeve per mallrat e forte ne tregun nderkombetar duket se kane rigjalleruar te ardhurat doganore, qe per kete kartermujor te 2010 qe sapo u mbyll, kane pasur nje ecuri te mbare. "Administrata doganore tejkalon planin e te ardhurave per muajin mars dhe prill si dhe arketon ne katermujorin e pare te vitit 2010. 3.5 miliarde leke me shume ose 12 % me teper se katermujori i pare 2009" tha dje gjate nje komunikimi per mediat drejtori i sapoemeruar i Doganave, Flamur Gjymishka. Ne muajt mars 2010, administrata doganore shqiptare arketoi 9.9 miliarde leke nga 9.3 te planifikuara, duke realizuar planin e te ardhurave ne masen 106 per qind. Krahasuar me muajin mars 2009, ne muaji mars 2010 jane arketuar 2.13 miliarde leke me teper, ose 27.4 per qind me shume. Ne muajin prill 2010, administrata doganore shqiptare arketoi 9.5 miliarde leke nga 9.3 miliarde leke te planifikuara, duke realizuar planin e te ardhurave ne masen 102 per qind. Administrata Doganore Shqiptare ne katermujorin e pare te vitit 2010 arketon 34 miliarde leke nga 30.5 miliarde te arketuara ne te njejten periudhe te vitit te kaluar me nje rritje absolute ne 3.5 miliarde ose 12% me shume. Eveniment i rendesishem per Administraten Doganore Shqiptare gjate kesaj periudhe ka qene renia dakord me doganat e vendeve nga kalon Korridori i 8 per shkembim informacioni per levizjen e mallrave. Doganat e ketyre vendeve, luajne nje rol thelbesor ne thjeshtesimin e procedurave dhe pershpejtimin e levizjes se mallrave ne kete aks strategjik qe perfshin Italine, Shqiperine, Maqedonine dhe Bullgarine. Ne funksion te ketij objektivi nje nga prioritet e aferm te Doganave Shqiptare eshte shkembimi i informacioneve para mberritjes se, mallrave me keto vende nga kalon Korridori i 8 qe do te kete impakt te rendesishem me shkurtimin e kohes se perpunimit te mallrave. Doganat shqiptare tashme jane pajisur me nje teknologji nga me te avancuara informatike, kompatibel me ate te vendeve te tjera nga kalon Korridori 8 qe mundeson ne planin teknik, shkembimin e ketij informacioni.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›