Koncesionet kalojne ne proces identifikimi
Sipas ligjit, identifikimi i koncesioneve te mundshme behet nga ministrite pergjegjese ose organet e njesive te qeverisjes vendore, ne bashkepunim me Njesine e Trajtimit te Koncesioneve. Koncesionet e mundshme mund te identifikohen edhe nga nje propozues, nepermjet propozimeve te pa kerkuara, ne perputhje me procedurat e parashikuara ne ligj. Me pas ministrite pergjegjese ose organet e njesive te qeverisjes vendore, me asistencen e Njesise se Trajtimit te Koncesioneve, kryejne analizen e rentabilitetit dhe te pershtatshmerise financiare, per te gjykuar nese duhet te zbatohet nje koncesion i mundshem. Kjo analize bazohet ne parimet e vleres per para, ne perputhshmerine e koncesioneve te mundshme me objektivat strategjike kombetare dhe objektivat strategjike te sektorit, ne rentabilitetin teknik dhe tregtar te koncesionit te mundshem dhe aftesine e tij, per te terhequr koncesionare te mundshem dhe financime private. Koncesionari ka te drejte te vendose, te marre ose te mbledhe tarifa apo te ardhura te tjera, per perdorimin e aseteve ose te sherbimeve te realizuara prej tij, ne perputhje me kontraten e koncesionit, e cila parashikon menyrat dhe formulat e caktimit e te ndryshimit te ketyre tarifave ose pagesave. Ndersa, autoriteti kontraktues ka te drejte t'i beje koncesionarit pagesa te drejtperdrejta, si zevendesim apo si shtese e tarifave ose pagesave per perdorimin e aseteve ose te sherbimeve te realizuara prej tij.