E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne kater muaj eksportohen 557 mije tone mallra

Drejtoria e Pergjithshme e Doganave ka pohuar se gjate katermujorit ka nje rritje te ndjeshme te eksporteve. Gjate kesaj periudhe eshte regjistruar volumi i eksporteve shqiptare i shprehur ne sasi, ne 557 mije tone, nga 339 mije tone te regjistruar ne te njejten periudhe te nje viti me pare, me nje rritje prej 218 mije tonesh, ose 64 per qind me shume", tha Flamur Gjyrmishaj, drejtori i ri i Pergjithshem i Doganave. Ndersa si vlere te eksporteve shqiptare gjate katermujorit te pare 2010 eshte realizuar nje volum ne vleren prej 20 miliarde leke, me nje rritje prej 11 miliarde leke ose 129% me shume krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2009 ku u realizua nje vlere prej 9 miliarde leke eksporte. Rieksportet nga Perpunimi Aktiv gjate 4 mujorit te pare 2010 kane shenuar gjithashtu rritje ne sasi e vlere krahasuar me katermujorin e pare 2009. Gjate katermujorit eshte regjistruar volumi i rieksporteve nga perpunimi aktiv e shprehur ne sasi ne 81 mije tone nga 31 mije tone te regjistruar me te njejten periudhe te nje viti me pare me nje rritje prej 50 mije tone ose 161% me shume. Ndersa si vlere te rieksporteve nga perpunimi aktiv gjate katermujorit te pare 2010 eshte realizuar nje volum ne vleren prej 28 miliarde leke, me nje rritje prej 7 miliarde leke ose 31% me shume krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2009, ku u realizua nje vlere prej 21 miliarde leke eksporte.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›