Senatorët propozojnë heqjen e barrierave me Gjeorgjinë
Uashington - Dy kongresmenët e njohur amerikanë, Xhon Kerri dhe David Dreier, bënë thirrje dje për vendosjen e një marrëveshjeje të shkëmbimit të lirë mes SHBA-së dhe Gjeorgjisë. Dy anëtarët e Kongresit, të cilët kanë një influencë shumë të madhe, vlerësojnë se kjo masë do t'i mundësonte Gjeorgjisë të zhvillohej dhe të forconte demokracinë e saj.
"Një marrëveshje e shkëmbimit të lirë me SHBA-në nuk do t'i zgjidhte të gjitha problemet e Gjeorgjisë, por do të ketë një ndikim pozitiv. Shpresoj që edhe Evropa të bëjë po kaq, dhe shpresoj që Rusia të heqë pengesat që ka vendosur për sa i përket tregtisë me Gjeorgjinë”, deklaron Xhon Kerri, kryetar i komisionit të Punëve të Jashtme të Senatit.
Ndërsa, përfaqësuesi republikan, David Dreier shprehet: "Tentativa për rebelim këtë javë në Tbilisi është një kujtesë tjetër e nevojës për të forcuar institucionet demokratike gjeorgjiane dhe për t'u siguruar se nevoja e popullit gjeorgjian për stabilitet, demokraci dhe prosperitet të përmbushet".
Autoritetet gjeorgjiane e akuzojnë Rusinë se është përpjekur të organizojë këtë kryengritje ushtarake për të përmbysur autoritetet gjeorgjiane dhe për të prishur manovrat e NATO-s që kanë filluar të mërkurën.