F1, 18 kampionë së bashku në Bahrain

Organizatorët e Bahrain Grand Prix mblodhën së bashku 18 nga 20 kampionët e Formula 1 që janë gjallë me rastin e 60-vjetorit të kampionateve botërore të këtij kompeticioni: Alain Prost, Alan Jones, Nigel Mansell, Mika Hakkinen, Jacques Villeneuve, Keke Rosberg, Jody Scheckter, Michael Schumacher, Damon Hill. Front: Fernando Alonso, Jenson Button, Niki Lauda, Bernie Ecclestone, Mario Andretti, Jeat Todt, Michelle Yeoh, Jack Brabham, Jackie Steëart, John Surtees, Emerson Fittipaldi dhe Lewis Hamilton. Mungonin vetëm Nelson Piquet dhe Kimi Raikkonen.
18 pilotët kanë fituar së bashku 36 kampionate botërore dhe 391 gara, thuajse gjysma e 821 garave që nga viti 1950. Më i vjetri në moshë ishte kampioni australian, Sir Jack Brabham, 83 vjeç, fitues i 3 kampionateave botërore.
Katër nga kampionët garojnë aktualisht në kampionatin botëror të vitit 2010: Michael Schumaher, Fernando Alonso, Lewis Hamilton dhe Jenson Baton.
Kampionët e tjerë që nuk jetojnë më janë: Giuseppe Farina, Juan Manuel Fangio, Alberto Ascari, Mike Haëthorn, Phil Hill, Jim Clark, Denny Hulme, Graham Hill, Jochen Rindt, James Hunt dhe Ayrton Senna.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 17 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili