Ecclestone: Nuk ka vend për panik në F1

Pas Çmimit të parë të Madh të Kampionatin Botëror të Formula 1 në Bahrain, Bernie Ecclestone, në një intervistë të gjatë të dhënë për britaniken “Times”, pranoi se spektakli në garë nuk ishte në lartësinë e pritur. “Biznesi ynë është të vrapojmë për të kënaqur publikun. Por, megjithatë nuk ka vend për panik. Formula 1 nuk është në krizë”. Në lidhje me hipotezat e mundshme për ndryshimin e rregullave, Ecclestone tha: “Mendoj se nuk mund të bëhet asgjë në një kohë kaq të shkurtër”. Shumë pilotë u ankuan se garës i ka humbur bukuria, pasi po mungojnë parakalimet.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 17 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili