E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schumacher "vlen" sa 10.5 mln shikues

Rikthimi në Formula 1 i superyllit gjerman, Michael Schumacher, u bë shkak për më shumë biseda në vendin e tij, ndërkohë televizioni RTL dyfishoi shikuesit.

Schumacher startoi garën e tij të 249 në F1 në Sakhir të Bahrain, ndërkohë që transmetuesi gjerman shkoi gati dyfishin e atij që pati vitin e kaluar në Grand Prix në Australi.

Me një mesatare prej 10.5 milionë shikuesish, gati 50 për qind e shikueshmërisë në Gjermani të ditës së diel, sezoni hapës Grand Prix i 2010 në RTL ishte dyfishi ia asaj të Melbourne në Australi, me 5.3 milionë shikues 12 muaj më parë.

“Ne e patëm parashikuar se do të kishim më shumë shikues, por kurrë nuk menduam se do të ishte në këto shifra”, - komentoi Manfred Lope i RTL.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 17 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›