Drogba: Nuk e meritoja të kuqen

DIDIER DROGBA këmbëngul se ai nuk e meritonte kartonin e kuq, ndërsa Chelsea u shkatërrua nga Inter dhe doli jashtë luftës për Champions League.
Samuel Eto'o rrjetoi në minutën e 79-të për të ndëshkuar “Blues” në humbjen e tyre 1-0 në Stamford Bridge. Rezultati dërgoi Inter në çerekfinale përmes rezultatit të përgjithshëm 3-1, ndërkohë që Drogba u nxor jashtë në fund të takimit me shumë adrenalinë.
Por, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë beson se gjyqtari ndërkombëtar Wolfgang Stark bëri një gabim kur i tregoi atij kartonin e kuq pas përplasjes me Thiago Motta.
Drogba tha: “Është më të vërtetë vështirë ta merrja atë karton. Po, unë ndalova mbi pulpën e tij, por nuk mendoj se e meritoja të dilja jashtë. Të jesh jashtë në këtë farë mënyre është për të ardhur keq. Gjithsesi, unë mendoj të njëjtën kohë se Inter ishte një ekip shumë i mirë dhe luajtën shumë mirë. Ata e meritonin paks më shumë kualifikimin se sa ne”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 17 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili