E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galliani: Bëj tifo për Inter e Juve

Ndonjëherë ndodhin gjëra që ti nuk mund t’i presësh. Të shohësh një Adriano Galliani që bën tifo për Inter dhe Juventus. Për mikrofonat e “Milan Channel” së pari dhe për “Sky Sport 24”, administratori i deleguar i kuqezinjve nga Milano, tha se kishte bërë tifo për Inter në Champions League.

“Bëj tifo për Inter kur luan në Europë, - tha ai, - ashtu siç bëj tifo për Juve kur luan në kompeticionin e tij”.

Galliani sqaron: “Fitorja e Inter sjell avantazhe për futbollin italian, pasi nëse do të humbasim avantazhin që kemi ndaj Gjermanisë në renditjen e UEFA, do të humbisnim një vend në Champions”.

Zëvendësi i Silvio Berlusconi shfaqet si një mbështetës i madh i klubeve gjigant të Italisë kur bëhet fjalë për renditjen e UEFA.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 17 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›