E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1: Massa në pol-pozicion


Piloti gjerman, Sebastian Vettel, e ka lënë bashkëvendësin e tij Michael Schumacher nën hije në rikthimin e këtij të fundit në këtë sport, pasi ka dalë më i shpejti në kualifikimet për garën e parë të sezonit, Bahrain Grand Prix.

Schumacher, kampion i shtatëfisht i këtij sporti, rikthehet në moshën 41-vjeçare pas tre vitesh mungese, kësaj here me Mercedes, dhe do të nisë nga vendi i shtatë në garën e nesërme. Kampioni aktual botëror, britaniku Jenson Button, do të jetë krahas gjermanit në reshtin e katërt, pasi përfundoi i teti më i shpejti.

Vettel do të ketë në reshtin e parë brazilianin Felipe Massa me Ferrarin e tij, i cili i rikthehet garës për herë të parë që nga lëndimi serioz që pati në korrikun e sezonit të kaluar.

Piloti tjetër i Ferrarit, ish-kampioni i dyfishtë, spanjolli Fernando Alonso, do të niset një pozitë më prapa, nga e treta, dhe gjendet në një resht me ish-kampionin tjetër Lewis Hamilton, i cili përfundoi i katërti më i shpejtë me McLaren.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›