E Shtunë, 31 Tetor 2026

Michael Schumacher, kampioni i parasë

www.albania-sport.com - Michael Schumacher (41 vjeç) është një kampion i madh i parasë. Llogaria bankare e shtatë herë kampionit të botës është e pamatë. 63 milionë euro është vetëm paga e tij për tre vjet, pasi kontrata e tij me Mercedes GP skadon në vitin 2012. 21 milionë euro në vit e bën krenar gjermanin.

Por, skuderia e tij në fakt nuk paguan asnjë cent në mega-marrëveshjen me pilotin më të famshëm të Formula 1. Janë sponsorët e mëdhenj ata që nxjerrin lekët nga xhepi i tyre, para së gjithash koncerni nga Malaysia, Petronas.

Kontrata e vërtetë e Shchumit është mbajtur edhe sot e kësaj dite e fshehtë. Në kthimin e tij të madhe me helmetat e argjendta ai siguroi tre sponsorë të rinj, madje në treg ka dhe një pije energjike me emrin e tij. Këto kontrata i sjellin atij rreth 2 milionë euro në vit.

Në llogari futet futet super-kontrata me sponsorin kryesor, DVAG (një kompani shërbimesh financiare), prej të cilit Schumi përfiton 3 milionë euro të tjera. Deri në vitin 2014 kampioni do të arkëtojë 15 milionë euro të tjera.

Pesë partnerët e tjerë të mëdhenj (Omega, Bacardi, Rosbacher, L+R, Schuberth) sjellin para të tjera në llogarinë e tij. Menaxheri i Schumit, Willi Weber, e thotë shkurt: “Michael është një markë, që ka një vlerë goxha të lartë në botë”.

Thjesht, Schumi është një kampion i parasë. Ylli i Mercedes shkëlqen kudo. Falë tij, edhe Formula 1 përfiton shumë të jashtëzakonshme.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 13 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›