E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 gomat e reja Pirelli ne Silverstone

Pirelli ka vendosur të shtyjë përdorimin e gomave të reja që kishte parashikuar për garën e Kanadasë dhe këto goma do të përdoren një garë më pas, në Cmimin e Madh të Anglisë.

Në këtë mënyrë, Pirelli po tenton të evitojë polemikat duke vendosur që gomat që do të përdoren që nga gara në Silverstone të provohen fillimisht nga të gjitha skuderitë ditën e provave të lira në cirkuitin e Montrealit. Tashmë priten reagimet e skuderive pasi të provojnë gomat e reja, sidomos të Ferrari e Lotus, skuderi të cilat ishin përshtatur më mirë me gomat aktuale Pirelli. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›