E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1, "pole position" për Barikelon

Janë dashur rreth tre orë për të prodhuar një nisje që teorikisht mund të rihapë botërorin: “pole position” është i Rubens Barikelos, që ia del mbanë, pavarësisht nga shiu në pistën e Interlagosit.

Piloti brazilian ka ndalur kronometrin në kohën 1:19:576, duke lënë pas Mark Veber me Red Bull dhe Adrian Sutil me Force India. I pesti do të niset ferraristi Raikonen, ndërkohë që piloti tjetër i “Kokërkuqes”, Fizikela, do të niset i fundit.

Kryesuesi i kampionatit, Xhenson Baton, nuk shkoi më shumë se vendi i 14-të. Britaniku tashmë rrezikon seriozisht kampionatin, pasi e ka udhëhequr atë që nga fillimi. Barikelo ndodhet 14 pikë pas shokut të tij të skuadrës, kur kanë mbetur edhe dy gara (përfshirë atë të sotmen) deri në fund të botërorit të Formula 1.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›