Reali bën detyrën, i afrohet Barçës
Kapiteni Raul e festoi në mënyrën më të mirë çmimin si futbollisti me më shumë ndeshje në historinë e Realit, çmim që iu dha spanjollit nga Florentino Perez dhe Horge Valdano para fillimit të takimit.
Raul realizoi një dygolësh në minutat 14 dhe 18, duke u dhënë avantazhin e dyfishtë vendasve. Por në minutën e 29-të Aleman shkurtoi diferencën me një supergol nga goditja e dënimit.
Kur skuadrat po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, është braziliani Marselo, që bën gjithçka mirë dhe me një gjuajtje nga jashtë zone “gjunjëzon’ portierin mik.
Tetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Valadolidi shkurton sërish, kësaj here me Markitos. 11 minuta para fundit, një pasim spektakolar i Ksabi Alonsos nxjerr në pozicion gjuajtjete Higuain, që me një parabol fantastike mposht për të katërtën herë portierin Jakobo.
Pas javës së shtatë, Reali ndodhet në kuotën e 18 pikëve, një më shumë se Barcelona, që udhëheq e vetme PrimeraDivizionin.
Real Madrid 4 – 2 Valadolid
Real Madrid 4-4-2: Kasijas; S.Ramos, Pepe, Albiol, Marselo; Granero, Alonso, Diarra, Van der Vart (Higuain 71’); Raul (Drente 81’), Benzema (Kaka 71’). Trajner: M. Pelegrini
Valadolid 4-2-3-1: Jakobo; Lopez, Prieto, Nivaldo, Arzo; Borha (Pele 78’), Rubio; Aleman (Manuko 57’), Markitos, H.Font (Bueno 76’); D.Kosta. Trajner: L. Mendilibar
Golat: Raul 14’, 28’, Marselo 45’, Higuain 79’ / Aleman 29’, Markitos 53’
Gjyqtar: A. Gamez
Kartonë të verdhë: S.Ramos, Alonso / Arzo, Pele