FA Cup, Çelsi dheEverton ndahennë barazim
Evertoni dhe Çelsi do të luajnë një ndeshje tjetër për të përcaktuar skuadrën që do të shkojë në turin tjetër të FA Cup.
Sfida e sotme në “Goodison Park” përfundoi 1-1, pas golave të Saha dhe Maluda në pjesën e dytë. Pas 45 minutash të vakta dhe pa shumë raste, në pjesën e dytë Evertoni gjeti golin e avantazhit me anë të sulmuesit francez, që realizoi saktë me kokë pas një goditje dënimi.
Por, çerek ore para përfundimit, një tjetër francez, Florent Maluda, barazoi shifrat. Ndërkohë, çdo gjë OK për Aston Vilën, që mposhti 3-1 Blekbërnin në fushën e saj.
Ka avancuar edhe Birmingami, që mundi 3-2 Koventrin, ndërkohë që Uotfordi u mund 0-1 në shtëpi nga Brajton. Në takimet e tjera spikat avancimi i Reding dhe i Bërnleit, pas fitoreve ndaj modestëve të Stevenixh dhe Barton.
Sfida mes Boltonit dhe Uiganit ka përfunduar në barazim pa gola, kështu që këto dy skuadra do të luajnë edhe një ndeshje tjetër.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)