Pacini e nis nësulm, akuzaSampdorias e Juves
MILANO- Xhampaolo Pacini ka dhënë sot konferencën e parë për shtyp si futbollist i Interit. Sulmuesi italian është parë i qeshur, ndërsa nuk i ka kursyer aspak polemikat. E ka nisur nga ish-presidenti Garrone, që e kishte akuzuar për largimin.
“I lexova fjalët e tij, mbi disa mbeta keq, por preferoj të mos përgjigjem... Megjithatë, për disa gjëra duhet të pyesni atë, sidomos për mungesën e impenjimit në fushë. Unë kisha probleme dhe luaja i fashuar, por ai nuk e dinte, sepse nuk vinte para ndeshjeve”, u shpreh Pacini. Më tej, tema Juventus, skuadër që e ka kërkuar me ngulm në dy sezonet e fundit. “Juventusi? Kam lexuar shumë, por skuadra që u tregua konkrete ishte Interi. Dhe kur të kërkon një skuadër që është kampione e botës, duhet të pranosh. Unë e mora vesh vetëm të hënën. Falënderoj Materacin që më dha menjëherë një dorë, për fjalët që tha. Më bëri të ndjehem shumë shpejt si në shtëpinë time”, tha sulmuesi.
Një rrëfim edhe për numrin 7 në fanelë. “Më bindi Figo ta marr. U mendova 2-3 ditë, sepse nuk më pëlqente. Më pas, portugezi më tha se është një numër i rëndë dhe se duhet ta marrja”, tregoi ai.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)