E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga, sot 3sfida nesër luhetderbi i madh

TIRANE-Superliga do të zhvillojë sot tre ndeshjet e radhës të javës së 18-të, ku vëmendja do të jetë e përqendruar në Vlorë, në sfidën mes Flamurtarit dhe Shkumbinit. Ndërkohë, një tjetër takim tepër i fortë mbetet ai që do të zhvillohet në Durrës, ku Teuta do të presë Vllazninë. Bëhet fjalë për dy skuadra që janë duke kaluar një formë të jashtëzakonshme, ndërkohë që për t'u theksuar fakti se durrsakët kanë qenë një nga "macet e zeza" të skuadrës shkodrane në vitet e fundit. Vllaznia do të jetë pa Ndriçim Shtubinën e pezulluar në këtë takim, ndërkohë që durrsakët vijnë pas një barazimi të marrë në Peqin ndaj Shkumbinit. Një tjetër ndeshje e fortë është ajo mes Besës dhe Elbasanit, dy skuadra që mbajnë vendin e fundit në renditje. Java e 18-të do të mbyllet me derbin e madh të kryeqytetit, mes Tiranës e Dinamos. Për të nxehur këtë ndeshje ka menduar Lukas Malakarne, që dje deklaroi se "pavarësisht blerjeve, Tirana nuk ka potencialin e Dinamos".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›