E Shtunë, 31 Tetor 2026

FA Cup, Liverpuli fiton derbin dhe arrin në finalen e madhe

Liverpuli ka arritur për herë të 14-të në finalen e FA Cup, pas fitores 2-1 ndaj Evertonit. Në “Uembli” u zhvillua gjysmëfinalja e parë e Kupës së Mbretëreshës, që këtë herë ishte një përballje derbi mes dy skuadrave të Liverpulit. Evertoni kaloi i pari në avantazh në minutën e 24-t, kur Karrager gaboi në largimin e një topi, që më pas u shndërrua në asist për Jelaviç. Ky i fundit nuk fali, duke realizuar golin e parë të takimit. Liverpuli u nis më i vendosur në pjesën e dytë, por gabimet e vazhdueshme të Kerrol në sulm e bënë gjithçka të vështirë. Në minutën e 62-të, një gafë e mbrojtësit Distin, bëri që Suarez të përfitonte, duke barazuar shifrat. Tre minuta para fundit, Kerrol realizoi golin e fitores për të kuqtë, pas një krosi të Belami nga e majta. Me këtë fitore, Liverpuli arrin për herë të 14-të në finalen e Kupës, ndërsa skuadra tjetër finaliste do të caktohet nga përballja Totenhem-Çelsi e ditës së dielë.
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›