E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Zgjedhja e nën/kreut të KLD, e drejtë Kushtetuese e imja

KORCË- Presidenti i Republikës Bamir Topi mund të ‘djegë’ skenarin e mazhorancës për të marrë postin e nënkryetarin në KLD-së. Në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Bamir Topi nga qyteti i Korcës bëri me dije se zgjedhja e nënkryetarit është e drejtë Kushtetuese e kreut të shtetit, ndërkohë nënvizoi se një nga anëtarët aktual të e KLD-së mund të zërë postin.

Ndërkohë lidhur me këtë cështje, kreu i shtetit duke mos dashur të komentojë incidentin e ndodhur gjatë seancës së të ejtes, ku Kuvendi miratoi vetëm me votat e mazhorancës kandidaturën e Elvis Cefës për postin vakant në KLD, pas largimit të nënkryetarit Kreshnik Spahiu deklaroi se KLD gjatë mbledhjes të së hënës do të njoftojë emërimin e tij duke ngritur hije dyshimi nëse ai mund të jetë favorit për postin e nënkryetarit, derisa verifikimi i mandatit të tij do të jetë një nga pikat e rendit të ditës e me shumë gjasa do të jetë pikë vijuese pas votimit nga anëtarët aktuale për zgjedhjen e nënkryetarit të KLD-së.

Këto deklarata presidenti Topi i bëri sot nga qyteti i Korcës, gjatë vizitës së tij për festën e Pashkëve Ortodokse ku dhe nderoi  korin Lira me titullin ‘Nderi i Kombit’ aktorin e ndjerë Llazi Serbo ‘Mjeshtër Madh’ dhe ashtu sic edhe trajnerin e atletikës Piro Kasati dhe këngëtaren Lindita Theodhorin me të njëjtin titull.

Në mbledhjen e radhës së KLDs që do të zhvillohet ditën e hënë më 16 prill, presidenti Topi do të propozojë emrin e nënkryetarit të  KLD-së mes nëntë gjyqtarëve që janë aktualisht anëtarë, pas dorëheqjes së Kreshnik Spahiut. Ndërkohë do emërojë Elvis Cefën në postin e anëtarit të ri të KLD. Kuvendi ditën e enjte më 12 prill miratoi vetëm me votat e mazhorancës kandidaturën e Elvis Cefës për postin vakant në KLD, pas largimit të nënkryetarit Kreshnik Spahiu. Procedura e votimit, për të cilën u ra fillimisht dakord të bëhej në mënyrë të fshehtë dhe më pas u realizua elektronikisht, ka ngjallur reagimin e fortë të opozitës, e cila bojkotoi procesin
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›