Sulmohet 15-vjecari shqiptar në “Lagjen e boshnjakëve”
MITROVICË- Një grup personash sulmuan pasditen e sotme një 15-vjecar shqiptar, banor i Mitrovicës. Ngjarja ndodhi në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, ndërsa viktima e dhunës, pas marrjes së mjekimit është lënë i lirë, raporton Kosovapress.
“Kam shkuar t’i ndihmoj babait, i cili punon në lagjen e lartpërmendur, dhe duke ecur papritmas njëri nga shtatë personat që ishin afër furrës ‘Moni’ më ka thirr në shqip që të shkoj tek ata. Unë nuk e kam dëgjuar dhe kam vazhduar rrugën, ndërsa përnjëherë të shtatë personat kanë filluar të më sulmojnë me grushte dhe shqelma nëpër pjesë të ndryshme të trupit”, ka thënë 15-vjecari me inicialet F.K.
I riu ka pranuar se sulmuesi ishte boshnjak, ndërkohë ka bërë me dije se dyshon se incidenti ka ndodhur për shkak të pjesëmarrjes së tij në protestën e organizuar nga Këshilli i Rinisë të Mitrovicës një ditë më parë kundër EULEX-it.
(el.me/BalkanWeb)