E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha vizite ne Afganistan

Kryeministri shqiptar Sali Berisha ndodhet ne Afghanistan ne nje vizite ku ai ka takuar trupat shqiptare qe veprojne ne kuader te misionit te Forces nderkombetare Isaf. Per arsye sigurie vizita e tij nuk u be publike paraprakisht

Kjo eshte vizita e pare e kryeministrit prane trupave ushtarake shqiptare te cilat jane te pranishme atje qe prej vitit 2002. Me pare ato jane vizituar dhe nga presidentet e vendit si dhe ministrat e mbrojtjes te Shqiperise.

Ne Afganistan trupat shqiptare veprojne ne disa zona. Ne Kabul ndodhet nen komanden turke nje toge prej 22 vetesh ndersa 32 ushtarake veprojne ne nje ekpi te perbashket me Garden kombetare te New Jersey-t. Prania me e madhe eshte ne Herat zone ku 222 ushtarake shqiptar veprojne nen komanden italiane. Qe prej 2010 Shqiperia eshte angazhuar edhe me trupa luftimi.

Nje kontingjent i forcave speciale prej 45 ushtarakesh vepron nen komanden amerikane ne zonen e Kandaharit. Pikerisht ne Kandahar nje njesi ushtarake shqiptare u qellua shkurtin e kaluar nga nje grup policesh vendas duke shkaktuar dhe vdekjen e kapitenit Feti Vogli dhe plagosjen e nentetarit Aleksander Peci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›