E Shtunë, 31 Tetor 2026

FA Cup iken Chelssea. Manchester vuan

Surpriza në raundin e 5 të Kupës së Federatës në Angli. Manchester United vuan shumë për të mundur modestët e Crouly Taun, ndërsa Chelsea i jep lamtumirën turneut, i nxjerrë jashtë nga Everton. Kryesuesit e Premier League janë lodhur shumë për të mundur me një gol Crauley Toun, që dolën nga Old Trafford si fituesit moral të turneut.

12 herë fituesit e kompeticionit, kanë marrë kualifikimin vetëm falë një goli në minutën e 28 të shënuar nga Ues Broun, por nuk arritën në asnjë moment të ishin të qetë kundër vizitorëve, që pozicionohen 93 vende poshtë tyre në piramidën e futbollit anglez. Megjithatë, Crauley dështëoi të bëhej skuadra e parë jo e Premier League që arrin çerekfinalet e Kupës së Federatës në 97 vjet, por fitoi duartrokitjet e publikut të Teatrit të Endërrave.

Del ndërkohë jashtë kompeticionit Chelsea. Kampionët në fuqi janë nxjerrë jashtë nga Everton me 11 metërsha, pas barazimit 0-0 në kohën e rregullt. Një gol në kohën shtesë i Frank Lampard ka dhënë iluzionin se londinezët mund të bëheshin skuadra e parë në 125 vjet që mund të fitonte këtë trofe tre herë radhazi, por Leighton Baines barazon rezultatin në minutën e fundit të shtesës me një goditje dënimi. Më pas kur rezultati i 11 metërshave ishte 3-3, Ashley Cole ka humbur penalltinë vendimtare, ndërsa kapiteni i Everton Phil Neville që i dha kualifikimin skuadrës nga Liverpool.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›