E Shtunë, 31 Tetor 2026

FABRIZIO MASSARI: "Shqiperia, pse do te behet qendra turistike evropiane" Izaura Ndoj



INTERVISTA/ "Te besh turizem do te thote te improvizosh dhe te krijosh gjithashtu individe profesional per te percjelle me se miri vlerat e turizmit natyror dhe kulturor"- keshtu shprehet per "Koha Jone" prof. Dr. Fabrizio Massari nga Universiteti i Puglia, Itali, ne lidhje me zhvillimin dhe objektivat e turizmit ne Shqiperi. I pyetur rreth perspektivave turistike ne Shqiperi ai cilesoi se "Shqiperia ne nje te ardhme te afert do te behet qendra turistike evropiane. Massari thote se perspektivat e zhvillimit te turizmit shqiptar varen nga profesionistet dhe ndalet tek ata qe po pergatiten prane Universitetit Europian per Turizmin, i vetmi ne Mesdhe i ngritur ne Tirane per objektivat e Komisionit Evropian per turizmin. Prof. Massari shpreh bindjen se "Shqiperia do te jete pjese e rendesishme e Komunitetit Evropian". Kurse konsideron se politika duhet te jete nje stimul me vete ne zhvillimin e turizmit, duke shtuar: "Por me sa shoh mungon vullneti politik ne kete drejtim", - duke kujtuar menjehere me pas, se "eshte pikerisht politika ajo qe kerkon ndihmesen nga Komuniteti Evropian"

Kush jane objektivat dhe perparesite qe karakterizojne turizmin ne jug te Italise?

Persa i takon objektivave qe karakterizojne turizmin ne jug te Italise keto vitet e fundit ato jane te lidhura kryesisht me bregdetin, pra edhe zhvillimet ne kete drejtim do te jene te lidhura me bukurite e rivieres bregdetare. Turizmi ne jug te Italise eshte gjithashtu nje turizem masiv. Nga ana tjeter kohet e fundit jane rritur edhe investimet persa i takon krijimit te kushteve moderne dhe te pershtatshme per turistet, perfshire ketu ngritjen e restoranteve luksoze, ndertimin e resorteve turistike te cilat ne vetvete sjellin zhvillimin e turizmit bregdetar dhe ne pergjithesi. Por nuk mund te le pa theksuar qe ne kete pike ka dhe disavantazhe sepse ky eshte nje turizem sezonal qe zgjat pak muaj (qershor, korrik, gusht). Keto dy vitet e fundit e gjithe industria turistike e Jugut te Italise na ka bere te kuptojme se duhet te zhvillojme forma te reja te biznesit. Momentalisht gjithcka eshte e perqendruar ne zhvillimin e turizmit natyror, te atij gastronomik dhe atij kulturor. Keto jane tri pikat ku ne duhet te perqendrohemi me shume. Natyrisht qe per ti realizuar keto forma te reja te turizmit pervecse te krijojme nje seri te re sherbimesh duhet qe mbi te gjitha te krijojme sipermarrje te medha qe lidhen me kete lloj zhvillimi. Per krijimin e kesaj serie sherbimesh te lartpermendura ne duhet te kemi parasysh edhe gjetjen e subjekteve qe do ti realizojne ato. Pra objektivat ne menyre substanciale duhet te ecin ne kete linje dhe pse jo te 'c'sezonojme' kete zhvillim dhe ta bejme ate nga tre muaj ne vit ne 10 apo 12 muaj ku cdo turist mund te shijoje natyren dhe ushqimin por edhe te njihet me vlerat kulturore te jugut te Italise.

Nje aspekt i rendesishem ne zhvillimin e turizmit eshte edhe krijimi i profesionisteve me nje bagazh intelektual ne kete fushe...

Mendoj se gjithcka duhet te nis nga ndryshimi i sjelljes dhe ndryshimi i mekanizmit te mentalitetit kundrejt turizmit. Te besh turizem do te thote te improvizosh dhe te krijosh gjithashtu individe profesional per te percjelle me se miri vlerat e turizmit natyror dhe kulturor, dhe kjo duhet bere sa me pare te jete e mundur ne menyre qe te mos perballemi ne te ardhmen me rrezikun e humbjes se ketyre vlerave. Ne Universitetin ku une punoj ne Pulia, kemi nje sektor te vecante ku diplomohen persona te ndryshem ne profile te ndryshme te turizmit. Ai qe punon ne turizem duhet te kuptoje se sa e rendesishme eshte marredhenia me boten e jashtme nese mund ta quajme te tille, sepse pervec diplomimit ai duhet te kete eksperienca te jashtme si; te mesoje disa gjuhe te huaj, te kete realizuar udhetime ne vende te ndryshme te botes, e te tjere si keto per te kuptuar ne teresi sesi zhvillohet turizmi ne bote.

Cili eshte mendimi juaj ne lidhje me zhvillimin e turizmit ne Shqiperi?

Qe ne fillim dua te theksoj, fakti qe ndodhem tashme ne Shqiperi eshte pozitiv ne kete drejtim. Gjithashtu me pelqen ideja qe ekziston Universiteti Evropian i Turizmit i cili do te krijoje tashme informacionin e mjaftueshem mbi turizmin duke nxjerr eksperte ose sic mund ti cilesojme ndryshe profesioniste ku bejne te njohur turizmin shqiptar ne bote. Eshte mjafte domethenes fakti qe ky zhvillim i turizmit dhe kultures eshte krijuar tashme. Persa i perket zhvillimit te perspektivave turistike ne Shqiperi mund te them me plot bindje se Shqiperia ne nje te ardhme te afert do te behet qendra turistike evropiane. Pra, perspektivat e zhvillimit te turizmit shqiptar varen nga profesionistet, si ata qe po pergatiten prane Universitetit Europian per Turizmin, i vetmi ne Mesdhe i ngritur ne Tirane per objektivat e Komisionit Evropian per turizmin. Mendoj se Shqiperia do te jete pjese e rendesishme e Komunitetit Evropian.

Sa e njihni rivieren shqiptare dhe cilat jane objektivat ku ajo mund te zhvillohet me teper?

Ne fakt nuk eshte se kam shume informacion mbi Jugun e Shqiperise por mendoj se duhet te punohet shume ne komunikim dhe imazh. Kur erdha ne Shqiperi kisha nje mendim edhe pozitiv por edhe me nota negative sepse duke bere kerkim ne internet per informacione mbi turizmin shqiptar ne pergjithesi kam gjetur shume pak te tille. Zhvillimi i komunikimit dhe permiresimi i imazhit jane detajet ku duhet tu kushtohet me shume rendesi. Ne te shumten e rasteve kam hasur ne mungese informacioni. Ne lidhje me turizmin jugor mendoj se vemendja per zhvillimin e turizmit duhet perqendruar me teper tek krijimi i fshatrave turistik dhe jo sikurse eshte sot e perqendruar vetem ne krijimin e nje mase te gurte' prej hotelesh dhe restorantesh.

Sipas jush sa ndikon situata politike e zhvillimin e turizmit ne Shqiperi?

Ne fakt nuk jam ekspert i politikes. Ne Itali kjo ceshtje eshte paksa e komplikuar per tu kuptuar dhe kur eshte keshtu ne vendin tim imagjino per nje vend tjeter. Politika duhet te jete nje stimul me vete ne zhvillimin e turizmit, por me sa shoh mungon vullneti politik ne kete drejtim. Mos harrojme se eshte pikerisht politika ajo qe kerkon ndihmesen nga Bashkimi Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›