Kuvendi i ri, zbardhet letra e gazetarit per akuzat e PS
Vijon debati per studion fituese per ndertimin e godines se re te Parlamentit. Kuvendi i ktheu serish dje nje pergjigje opozites, mbi akuzat se fituesi ishte paracaktuar me pare. "Thuhet se genjeshtra i ka kembet e shkurtra, ne fakt ne Shqiperi ajo i ka kembet edhe te gjata, shume te gjata. Kesaj radhe shpifjet e shokut Rama kane lene pa mend edhe Vjenen. Gazetari Christian Ortner, i gazetes qe shoku Rama nxirrte dite me pare ne TV, pa lexuar te pakten cfare shkruan, ka rrezuar shpifjen e turpshme", reagoi dje zedhenesja e kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, Suela Ruseti. Duke lexuar letren e gazetarit Ortner, Ruseti tha se ai sakteson qe nuk ka pasur asnje informacion ne lidhje me konkursin qe behej ne Shqiperi, ne momentin kur ka shkruar artikullin. "Mbi kete paragraf te gazetes "Korne Zeitung", te dates 06.3.2011 te gazetarit Claus Pandi, eshte mbeshtetur edhe artikulli im nje jave me vone ne gazeten "Uiener Zeitung", por sic duket me pak keqkuptim. Permbi faktin, qe a do ta fitonte apo jo Prix-I konkursin, ne momentin qe une kam shkruar artikullin nuk kam pasur natyrisht asnje informacion", shkruan gazetari Ortner. Menjehere pas leximit te ketij paragrafi, zedhenesja e Topallit, tha se kjo leter, rrezon cdo konference shtypi te shokut Rama qe nxjerr lakuriq cdo genjeshter, cdo deklarate te cdo dite qe shoku Rama ka shpikur. "Si ne cdo vend te botes duhej t'i kerkonin falje Jozefina Topallit. Por edhe per te kerkuar falje duhet pak burreri", theksoi Ruseti. Pavaresisht fakteve dhe transparences, ajo akuzoi se Partia e Punes, tentoi serish te ndote ambientin dhe veshet e shqiptareve me genjeshtra te paskrupullta, produkt i zyres se Propagandes e Dezinformimit te PSSH. "Kryetarja e Kuvendit edhe nje here informon publikun se deklarata e radhes se zedhenesit te shokut Rama eshte nje genjeshter fund e krye, jo vetem ne cdo fjali, jo vetem ne cdo fjale, por ne cdo germe dhe shifer te saj. Taulant Gjura ka genjyer per gjithcka ne lidhje me rikonstruksionin e salles se seancave plenare, genjen per apartamentin, genjen per reklamat, genjen per votimin ne internet", theksoi Ruseti.