E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, makina përplas kalimtarin vdes 75- vjeçari

LIBRAZHD- Një aksident me pasojë vdekjen e një 75 vjeçari ka ndodhur në orët e vona të se premtes në qytetin e Librazhdit.
Aksidenti ndodhi në orët e vona të së premtes në afërsi të Stacionit të trenit në Librazhd, një mjet tip Wolsvagen, me targa të huaja H 11 RUC, i drejtuar nga shtetasi Erion Ruçi, 30 vjeç, banues në Librazhd, ka përplasur shtetasin Zylfi Kushta, 75 vjeç.
I dëmtuari u dërgua në spitalin e Librazhdit, por si pasojë e plageve te marra nuk mundi te jetojë. Policia ka arrestuar në flagrancë 30 vjeçarin, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat e aksidentit me pasojë vdekjen.
(s.g/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›