Berisha: Klika Alia-Ruci si shtypi dot shqiptaret Rozeta Rapushi

Ne 20-vjetorin e demonstrates antikomuniste te 2 prillit te vitit 1991 ne Shkoder, kryeministri Sali Berisha tha nga ky qytet se klika Ramiz Alia- Gramoz Ruci, mendonin se do te vazhdonin te shtypnin shqiptaret. Duke fajesuar, ata qe ai i quajti "bllokmenet" edhe te sotem, Berisha premtoi se vitet qe do te vijne do te jene vitet e ndryshimeve te medha, jo vetem ne Shkoder. "Sot, une jam ketu, per t'u zotuar para jush se vitet qe vijne do te jene vitet e ndryshimeve me te medha pozitive te ketij qyteti. Kete pranvere, ne ecim drejt zgjedhjes se qeveritareve vendore. Aleanca jone eshte aleanca per qytetarin dhe ju garantoj juve se cdo gje ne kete perpjekje, ne kete fushate, ne kete qeverisje do te perqendrohet per ju dhe vetem per ju. Ne se bashku do te hartojme projektet me te bukura per Shkodren dhe mbare qytetet e komunat e ketij vendi", u shpreh i bindur kryeministri. Duke nderuar martiret e demokracise, Arben Broci, Bujar Beshanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, Berisha tha se eshte gjaku i ketyre martireve qe beri drite ne rrugen e Shkodres. "Klika Alia-Ruci mendoi se me 31 mars kaloi rubikonin dhe se do mund te vazhdonte se bashku me Sllobodanin ne Beograd, te shtypnin qytetaret shqiptare. Zgjodhen Shkodren, Rozafen e lirise per ta goditur me tanke, ne menyren me barbare, por Shkodra ishte e pamposhtur. Shkodra flijoi bijte e saj. Gjaku i Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekes skuqen rrugen e Shkodres, por u be drite ne rrugen e Shkodres", theksoi kryeministri. Sipas tij, kater martiret u ndane nga jeta 20 vjet me pare, ne nje beteje barbare te regjimit stalinist te bllokmeneve, te cilet zgjodhen Shkodren, gjakun e te rinjve te saj per te festuar zgjedhjet e dhunuara. Berisha permendi, se martiret rane 20 vite me pare ne kete shesh, per vlerat dhe aspiratat me fisnike te qytetareve shqiptare. Sipas tij, sot shqiptaret jane te lire dhe te pavarur ne Shqiperi dhe ne Kosove. "Shkodra ne Evrope, Shqiperia ne Evrope ishte endrra e martireve, djemve te Shkodres, qe u flijuan ne kete shesh, per te fituar pavdekesine. Sot, Shqiperia eshte ne NATO. Liria e saj dhe e shqiptareve eshte e garantuar njehere e pergjithmone. Sot, shqiptaret levizin te lire ne mbare Evropen, si qytetare dinjitoze, pa viza dhe kjo eshte vepra e tyre", theksoi kryeministri. Berisha theksoi se ky qytet, tashme eshte 20 vite drite larg atij qe ka qene ne vitin 1991. "Shqiperia e lire 20-vjecare eshte sot 20 vite drite larg Shqiperise se vitit '91. Vitet qe vijne do te jene vitet, ne te cilat ne, shqiptaret do te arrijme horizonte te reja drejt te Evropes, drejt prosperitetit, drejt zhvillimit. Ne 2017-en, Shkodra e Shqiperia do te jene qytet dhe vend i zhvilluar. Rrofshi ju! Rrofte Shkodra! Rrofte Shqiperia", e mbylli dje fjalen ne kete qytet kryeministri Berisha.